Berisha: Del Ponte është bërë si Agata Kristi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hedhur poshtë akuzat e rrëmbimit dhe transportimit të serbëve nga Kosova në Shqipëri në fund të luftës, në vitin 1999, të cilat referohen në librin e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte. Në një intervistë për "BBC radio", Berisha i përgjigjet librit të Del Pontes.
Si e komentoni këtë thirrje nga Human Rights Watch mbi librin e Del Pontes?
Është bërë një hetim nga prokurorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë dhe nuk është gjetur asnjë provë për këtë. Kjo është e gjithë ajo që mund të them lidhur me këto akuza, të cilat në pikëpamjen time i ngjajnë një romani të Agata Kristi. Shqipëria nuk ka asgjë për të fshehur ndaj askujt, por meqenëse Kombet e Bashkuara kanë ngritur një gjykatë ndërkombëtare për këtë çështje, në çdo aspekt Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë e hapur ndaj kësaj gjykate. Por, sinqerisht më vjen keq, se duke qenë në krye të kësaj gjykate për kaq shumë vite, me anë të këtyre akuzave duket se (Del Ponte) akuzon më tepër vetveten. Pse ajo nuk vjen për të më takuar mua? Unë e njoh atë.
Pse mendoni se po bëhen këto akuza?
Unë nuk mund ta di psikologjinë e saj. Ajo që di është se ajo nuk ka paraqitur kurrë kërkesë zyrtare ndaj qeverisë sime për këtë çështje. Sigurisht, në çdo rast do të jepja ndihmën time. Qëndrimi im është publik: nëse ka krime lufte, ato duhet të ndëshkohen pavarësisht etnisë ose origjinës dhe unë e mbështes plotësisht këtë parim.
Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO muajin e kaluar. Megjithatë, ju jeni në një situatë rajonale shumë të vështirë. Ka zgjedhje të parakohshme në Serbi në fund të kësaj jave, në Kosovë mandati i Misionit të BE-së është i paqartë. A ju shqetësojnë ato që po ndodhin përreth jush?
Mendoj se këto probleme do të zgjidhen. Beogradi do të çlirohet nga mitet dhe do t‘i kthehet realitetit. Çështja e mandatit të Misionit të BE-së është në diskutim, por problemi i vërtetë është Mitrovica Veriore. Në këndvështrimin tim, Kombet e Bashkuara duhet të përmbushin mandatin e tyre në Mitrovicën Veriore. Do të ishte një gjë e rrezikshme nëse dikush mendon se ne mund të pranojmë një ndarje të butë. Kjo është një gjë tepër, tepër e gabuar.
Nëse Mitrovica Veriore ndahet nga Kosova, a mund të ringjallë kjo ëndrrën për Shqipërinë e Madhe?
Jo. Kjo nuk mund të ndodhë, as e para as e dyta. Megjithatë, në çdo rast shqiptarët do të humbisnin. Komuniteti ndërkombëtar duhet t‘ia bëjnë të qartë Beogradit se një manipulim i tillë është i papranueshëm.