Vendimi për ndërtimin e 5 HEC-ve
Këshilli i Ministrave miratoi dje në mbledhjen e tij, kontratat e koncesionit me kompanitë fituese të tenderave për ndërtimin e pesë hidrocentraleve në vend. Kështu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikes, u miratuan kontratat e koncesionit: me shoqërinë "Duka T2" shpk për ndërtimin e hidrocentralit të "Tuçep 2", me shoqërinë "KISI" shpk për ndërtimin e hidrocentralit "Kaçni", me shoqërinë "Mak Olimpik" shpk për ndërtimin e hidrocentralit "Stravaj", dhe me shoqërinë "Adnain" për ndërtimin e hidrocentraleve "Kabash 1" dhe "Kabash 2".