IFC mbështet modelet standarde
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e grupit të Bankës Botërore, në kuadër të projektit të saj të financimit për strehimin (housing finance) ka organizuar një workshop në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për përmirësimin e procedurave të regjistrimit të hipotekave dhe standardizimin e formave të përdorura në këtë proces. Qëllimi i workshop-it ishte të diskutonte lidhur me strategjitë dhe të jepte rekomandime për thjeshtimin e procedurave dhe formës për regjistrimin e hipotekave, në mënyrë që të standardizohen procedurat e regjistrimit të hipotekave, të lëna si kolateral për marrjen e një kredie për shtëpi. Pjesëmarrës në këtë workshop ishin përfaqësues nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë, disa nga bankat më të mëdha në vend, Shoqata Biznesi, avokatë dhe përfaqësues nga Shoqata e Noterëve.
Arthur Dimas, konsulent i IFC-së, në diskutimin e tij për "Përmirësimin e regjistrimit të procedurave të hipotekës dhe standardizimi i formave në Shqipëri", solli përvojën ndërkombëtare në këtë drejtim, duke referuar për përvoja konkrete dhe dha rekomandime për mënyrën se si mund të përshtaten këto forma të përparuara në Shqipëri. Seminari ndezi edhe debatin mes përfaqësuesve të bankave dhe Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, me qëllim përmirësimin e regjistrimit dhe procedurave të hipotekës.
Pas diskutimeve të shumta, workshop-i mbështeti idenë e përgatitjes së procedurave të shkruara për regjistrimin e hipotekave, në mënyrë që të krijohen procedura të qarta për t‘u ndjekur, që të mos jenë subjekt i interpretimeve nga punonjësit. Për më tepër, në bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare u diskutuan disa modele standarde që lidhen me procedurat e regjistrimit të hipotekave, në mënyrë që të arrihet në një përmirësim dhe standardizim të procedurave nga njëra anë, si dhe asistimi i sektorit bankar dhe zhvillimi i tregut të huave për shtëpi nga ana tjetër.