Qeveria, 6 milionë lekë SHISH-it për përgjimet
Qeveria shton buxhetin e SHISH-it, me qëllim përmirësimin e sistemit të përgjimeve. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar dje një fond shtesë për Shërbimin Informativ Kombëtar për të modernizuar aparatet e përgjimeve për "spiunët". Fondi prej 6 milionë lekësh i shtuar në buxhetin e SHISH-it për vitin 2008, do të përdoret për të rregulluar aparaturat që merren me transkriptimin e bisedave telefonike. Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar ministrave të miratojnë vendimin që do të shtojë 6 milionë lekë të reja për SHISH-in dhe konkretisht për Qendrën e Përgjimeve të Telekomunikacioneve. Që prej tre vjetësh është ngritur dhe funksionon rregullisht Qendra e Përgjimeve dhe Telekomunikacioneve, e pajisur me aparatura teknike dhe pajisje të tjera si sistemi "Aries", të blera e të instaluara nga shoqëria e huaj "RPL Elekctronic, Ltd". Gjatë këtyre viteve, për funksionimin dhe mirëmbajtjen e këtij sistemi janë kryer shërbimet e nevojshme vjetore nga kjo shoqëri me një kosto totale prej 70 milionë lekësh, por pa arritur t‘i bëhet një rinovim thelbësor, në pjesët fizike dhe teknologjike të sistemit. Në të vërtetë, sistemi kishte filluar të shfaqë probleme, duke ndikuar negativisht në serverët kryesorë të tij, si dhe në rrjetin e operatorëve që punojnë në terminalet e transkriptimit. Nëpërmjet relacionit të përgatitur posaçërisht për SHISH-in, Kryeministri Berisha, për të eliminuar këto probleme dhe për të rritur performancën e këtij sistemi, është kontaktuar me shoqërinë "RPL Electronic Ltd", e cila ka ofruar pesë mundësi rinovimi. Mundësia më e lirë e gjetur nga ana e qeverisë shqiptare është rinovimi i pjesëve fizike dhe të programeve që përdoren në bazën e të dhënave, si dhe rritjen e kapacitetit arkivues të tij, duke iu përshtatur teknologjisë bashkëkohore në këtë fushë. Këtu përfshihen edhe transporti, sigurimi, instalimi, dorëzimi dhe testimi i tyre. Kryerja në kohë e këtij investimi është në interes të vazhdimësisë normale të funksionimit të sistemit në Qendrën e Përgjimeve të Telekomunikacioneve. Rinovimi i këtij sistemi nuk është parashikuar gjatë hartimit të buxhetit të këtij viti, pasi problemet në sistem janë shfaqur më pas. Financimi i këtij investimi nuk mund të përballohet me buxhetin e SHISH-it të miratuar për vitin 2008, pasi me ligjin "Për buxhetin e shtetit të vitit 2008", në zërin e investimeve janë miratuar 20 milionë lekë, të cilat janë përcaktuar me hollësi për zërat, ku do të përdoren.
Fondi
Paratë do të merren nga Kryeministria
Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave për modernizimin e përgjimeve të SHISH-it ka përcaktuar gjithashtu edhe mënyrën se nga do të gjenden të ardhurat për të përballuar rinovimin e mjeteve teknike që përdoren për përgjimet. Të ardhurat do të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe ngarkohet Ministria e Financave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
SHISH kërkoi shtesë fondi prej 500 milionë lekësh
Kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, në nëntorin e vitit të kaluar, ka kërkuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare 500 milionë lekë të reja shtesë. Kërkesa është bërë para deputetëve të këtij komisioni gjatë diskutimit për projektbuxhetin e vitit 2008 të paraqitur nga qeveria. Ndryshe nga mbledhjet e komisioneve të tjera, ku diskutimet dhe argumentet e drejtuesve të ministrive dhe institucioneve shtetërore janë bërë me dyer të hapura, fjala e drejtorit të SHISH-it është dëgjuar vetëm nga deputetë anëtarë të Komisionit të Sigurisë, duke mos lejuar praninë e mediave në të. Nga burime pranë këtij komisioni bëhet e ditur për gazetën se mediat nuk janë lejuar të dëgjojnë fjalën e drejtorit të SHISH-it për shkak të ruajtjes së sekreteve shtetërore. Mësohet se drejtori i SHISH-it ka paraqitur një raport të hollësishëm të punës së institucionit të tij, duke e shoqëruar edhe me shifra konkrete. Po sipas këtyre burimeve, kreu i SHISH-it ka vlerësuar shumën që qeveria ka akorduar për këtë institucion për vitin 2008, por në bazë të argumenteve që ai ka paraqitur ka kërkuar që të shtohet edhe një fond tjetër prej rreth 500 milionë lekësh të reja. Shuma do të përdoret për logjistikën, përgjimet, shtimin e numrit të bashkëpunëtorëve, për trajtimin e tyre, si nga ana profesionale, ashtu edhe morale. Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare e kanë vlerësuar mjaft pozitiv raportin e paraqitur nga drejtori i SHISH-it dhe parimisht kanë rënë dakord që t‘i kërkohet qeverisë një shtesë fondi prej 500 milionë lekësh të reja për këtë institucion. Sipas drejtuesit të SHISH-it, përmirësimi dhe zhvillimi i teknologjive vitet e fundit sjell edhe shtimin e punës së këtij institucioni, e cila lidhet me shtimin e shpenzimeve. Në vendin tonë vitet e fundit duket se është shtuar mjaft puna e institucionit të SHISH-it, i cili përveç survejimit të segmenteve të caktuara, të cilët etiketohen si keqbërës dhe kriminel, ka vënë në shënjestër edhe politikën e bizneset e ndryshme, të cilat survejohen në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Pre e këtyre survejimeve dhe përgjimeve kanë rënë edhe drejtues të lartë të shtetit, duke filluar nga drejtorë drejtorish deri te zëvendësministra e ministra. Por pavarësisht këtyre përgjimeve, puna e SHISH-it në vendin tonë është vlerësuar pozitive. Marrja e informacionit në kohë dhe përpunimi i tij kanë çuar shpesh edhe në parandalimin e ngjarjeve dramatike.