Qeveria dërgon trupa ushtarake në Afrikë
Për herë të parë, Shqipëria dërgon trupa ushtarake në dy shtete të Afrikës, përkatësisht në Çad dhe në Republikën e Afrikës Qendrore. Qeveria shqiptare nisi të zbatojë detyrimet ndaj NATO-s, duke rritur ndjeshëm numrin e ushtarëve dhe misioneve ku vendi ynë përfaqësohet përpara ndërkombëtarëve. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë është miratuar në parim marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e vendit tonë në operacionin ushtarak të BE-së për menaxhimin e krizave, në Republikën e Çadit dhe Republikën e Afrikës Qendrore. Deri tani, trupat shqiptare ndodhen në Kabul, Bosnjë-Hercegovinë dhe në vende ku është kërkuar ndihma e NATO-s.
Trupa në Bosnjë
2500 euro në muaj do të paguhen përfaqësuesit e operacionit ushtarak ALTHEA në Bosnjë-Hercegovinë. Berisha "josh" ushtarakët që largohen me mision jashtë kufijve të Shqipërisë. Vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave ka përcaktuar që shpërblimi për ushtarët shqiptarë, të dërguar në Bosnjë-Hercegovinë, në kuadër të operacionit ALTHEA, të BE-së të jetë 70 euro, për çdo ditë qëndrimi në këtë mision, përveç pagës mujore që shkon afërsisht në 350 euro. Sipas vendimit të qeverisë, ky shpërblim do të fillojë nga data e dërgimit me mision në Bosnjë-Hercegovinë. Efektet financiare të këtij vendimi janë rreth 18 milionë lekë dhe do të përballohen nga buxheti i vitit 2008 për Ministrinë e Mbrojtjes. Përveç pagës mujore, ushtarakët që do të marrin pjesë në këtë mision, do të përfitojnë edhe 70 euro në ditë. Propozimi i mëparshëm ka qenë që shpërblimi për një ditë shërbimi të ishte 15 euro, por përplasjet e mendimeve gjatë ditës së djeshme të qeverisë kanë detyruar që kjo shumë të rritet disa herë më shumë se 15 euro. Grupi i Asgjësimit të Municioneve dhe Eksplozivëve do të përbëhet nga 12 ushtarakë, ku dy prej tyre janë oficerë, dy janë ushtarë profesionistë dhe tetë nënoficerë. Në përbërje të këtij grupi do të jetë edhe Komanda e Mbështetjes së Forcave të Armatosura, një personel ky shumë i specializuar dhe i trajnuar në fushën e asgjësimit të municioneve dhe eksplozivëve. Ky ekip ka për detyrë të mbrojë trupat e EUFOR-it, kur ato të dalin në mision, duke evakuuar dhe neutralizuar mjetet eksplozive të pashpërthyera, të improvizuara apo konvencionale. Për këto arsye që lidhen me shkallën më të lartë të rrezikshmërisë të këtij misioni propozohet që shpërblimi ditor për vështirësi shërbimi për ushtarët që do të marrin pjesë në mision të jetë 70 euro. Pretendimin e Ministrisë së Financave në lidhje me masën e shpërblimit që ajo të jetë jo më e lartë se 15 euro, Ministria e Mbrojtjes e ka kundërshtuar, duke e argumentuar me pesë fakte konkrete të paraqitura edhe në relacionin përkatës. Sipas kësaj ministrie, misioni i AME është krejtësisht i ndryshëm dhe i një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë se ai i kompanisë prej 70 ushtarësh që trajtohej me një shërbim ditor prej 15 eurosh, të cilët kishin për detyrë kryesore patrullimin dhe sigurimin e jetës së personelit të EUFOR-it në Bosnjë-Hercegovinë. Në një nga mbledhjet e mëparshme të Këshillit të Ministrave janë përcaktuar edhe pagat e atasheve ushtarakë që shërbejnë pranë zyrave të NATO-s në Bruksel dhe në Uashington. Po kështu, në këtë projektligj janë parashikuar edhe pagesat për ushtarakët që shërbejnë në misione ushtarake si në Irak, Afganistan dhe Bosnjë-Hercegovinë. Përveç pagës, ushtarakët në NATO dhe në misionet e tjera trajtohen me pagë për gradë dhe shtesë për përfaqësimin e tyre. Për herë të parë, pagat e këtyre ushtarakëve jepen në valutë. "Pagesat për ushtarakët, që shërbejnë në vendet e Evropës, bëhen në euro, ndërsa për vendet e tjera në dollarë", theksohet në projektligjin e miratuar nga qeveria. Po kështu në lidhje me pagën e atasheve ushtarakë, projekti parashikon që ajo t‘i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat personale, sipas legjislacionit në fuqi. Por përveç kësaj page, atashetë ushtarakë përfitojnë edhe kompensim për koston e jetesës, duke nisur nga 350 dollarë në muaj për vendet e grupit të parë deri në 150 dollarë në muaj për vendet e grupit të pestë. Fondet për pagesat e atasheve ushtarakë do të përballohen me fondet e Ministrisë së Mbrojtjes. Në projektligj theksohet se shteti shqiptar duhet t‘u krijojë kushte sa më dinjitoze ushtarakëve shqiptarë për përmbushjen e detyrave të tyre jashtë vendit.
Vendimi
Berisha: Do të jemi aty ku është NATO-ja
Kryeministri shprehet optimist për vendimmarrjet e qeverisë së drejtuar prej tij lidhur me dërgimin e trupave ushtarake me misione paqeruajtëse jashtë Shqipërisë. "Vendi ynë zgjeron në një moment shumë të rëndësishëm praninë ushtarake në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, në një vend me një krizë të thellë dhe me një angazhim të madh ndërkombëtar për zgjidhjen e saj", tha Berisha. Sipas tij, Shqipëria do të marrë pjesë me një njësi, duke bërë me dije se janë zhvilluar negociata prej disa muajsh dhe po ecet drejt konkretizimit të kësaj marrëveshjeje. Kryeministri theksoi se do të bëhet çdo përpjekje që Shqipëria të jetë e pranishme me Forcat e saj të Armatosura, aty ku ndodhet NATO-ja apo misione të tjera të BE-së, në shërbim të paqes dhe sigurisë.