E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Deputetëtë PS mos bojkotoniligjet për inatin tim

TIRANE-Pas propozimeve në PS për të mos u votuar asnjë ligj në Parlament, Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot nga podiumi i Kuvendit që të lihen mënjanë armiqësite dhe të bashkëpunohet.
Berisha theksoi sot se në asnjë vend të botës, asnjë opozitë nuk braktis votimin e ligjeve, por bashkëpunon në parlament, mbi të gjtiha sepse është ligjvënës.
“Kurrë nuk mund të ndodhë që një opozitë të mos votojë ligjet kjo ska ndodhur kurrë në historinë e parlamentit, sepse jeni ligjvënës, ju garantoj se cdo ligj do diskutohet këtu në frymën e kompromisit, ju garantoj se në cdo rrugë tjetër propozimet tuaja do vlerësohen që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”.
Më tej Berisha kujtoi se dhe në kohë të më vështira, ish-ministra e ish-kryeministra nga opozita kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me pozitën për të mirë të vendit.
“Unë gjykoj këtu që të flasim këtu për korrupsionin, probleme ekonomike dhe sociale dhe normale dhe akoma më normale është të propozosh ligje dhe amendime, por jo të mos votoni asnjë ligj në këtë parlament, në një kohë kur këtu me ish- ministra, ish-kryeministra, me të cilët edhe në situata më të vështira nuk kemi refuzuar kurrë të mos bëjmë ligjet bashkë”.

(vijon)
Lidhje te tjera Kuvend, PS nga sot nuk voton asnjë nismë e ligj

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›