E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Detyrimi im, t'i jap siguri te plote opozites Denis Dedej

Kryeministri Berisha shprehur falenderimet dhe mirenjohjen per solidaritetin e ndihmen e vendeve dhe taksapaguesve te tyre, e nje rendesie jetesore per Shqiperine, per t'u perballur dhe shkeputur me te kaluaren e saj te hidhur. Gjates fjales se mbajtur ne takimin e 27-te nderkombetar "Siguria globale, sfidat ne rritje", ai siguroi se mbetet i perkushtuar ndaj idealeve te tij te para ne jeten e tij politike, te cilat ishin shume te thjeshta: vote e lire, fjale e lire. Duke folur per zgjedhjet e 28 qershorit 2009, ne vend, kreu i mazhorances theksoi se qeveria beri me te miren per nje proces te lire dhe te ndershem.
"Keto zgjedhje, ishin unike ne historine e vendit tim. Ato u mbajten ne nje situate totalisht te ndryshme, me nje teknologji totalisht te re, lista votuesish dixhitale, pasaporta biometrike dixhitale e karta identiteti. Une vendosa te pranoj cdo propozim te opozites dhe kisha te drejte. Pyetjeve te bashkepunetoreve te mi, une iu pergjigje se detyra e qeverise sime eshte t'i jap siguri te plote opozites" siguroi Berisha. Ai kujtoi se ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit futen nje ligj plotesisht konsensual, rregulla dhe instruksione ne keto zgjedhje dhe te drejten e vetos, per cdo komisioner, cdo observues. "Une jam shume i bindur se si qeveri duhet te bejme cdo gje qe t'i japim sigurine me te mire opozites. Ky eshte nje detyrim moral dhe ne do ta bejme", nenvizoi perpara te pranishme, kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha. Prej kohesh, lideri i mazhorances ka theksuar se eshte i gatshem te jape kontributin e tij per zgjidhjen e situates aktuale politike ne respekt te vendimit te gjykatave dhe ligjeve te vendit. "Une vendosa te pranoj cdo propozim te opozites dhe kisha te drejte. Pyetjeve te bashkepunetoreve te mi, une iu pergjigje se detyra e qeverise sime eshte t'i jap siguri te plote opozites. Keshtu, ne futem nje ligj plotesisht konsensual, rregulla dhe instruksione ne keto zgjedhje dhe te drejten e vetos, per cdo komisioner, cdo observues. Une jam shume i bindur se si qeveri duhet te bejme cdo gje qe t'i japim sigurine me te mire opozites. Ky eshte nje detyrim moral dhe ne do ta bejme", deklaroi Berisha. Kryeministri Sali Berisha ishte dje folesi kryesor ne panelin e darkes, te takimit te 27-te nderkombetar mbi sigurine globale, ne Berlin, Gjermani. Per kete vit, ky takim trajton temen "Siguria globale, sfidat ne rritje" dhe u organizua nga Qendra per Studime Strategjike dhe mbeshtetet nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, universiteti i Tennesse, si dhe nga kompani te medha si Microsoft, CISCO, Lockheed Martin, etj. Kryeministri Berisha trajtoi ne fjalen e tij perpjekjet e Shqiperise per anetaresimin ne NATO, ceshtje te rendesishme te sigurise dhe bashkepunimit rajonal.
SIGURIA
"Vendosa te pranoj cdo propozim te opozites dhe kisha te drejte. Pyetjeve te bashkepunetoreve te mi, une iu pergjigje se detyra e qeverise sime eshte t'i jap siguri te plote opozites Jam shume i bindur se si qeveri duhet te bejme cdo gje qe t'i japim sigurine me te mire opozites", siguroi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›