E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Entuziast dinamizmi i ekonomisë në këtë tremujor

TIRANË- Kryeministri i vendit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë e vuri theksin tek ekonomia Shqiptare. Duke u shprehur i bindur se ky tremujor të të shënojë prurje të mëdha turistësh, Berisha tha se do të ketë rritje edhe të ekonomisë.

"Pritet që ky tremujor të jetë kulmor për ekonominë shqiptare. Shqipëria turistike është Shqipëria që dyfishon banorët e saj".
Duke folur për stabilitetin e ekonomisë shqiptare, Berisha tha se edhe në tremujorin e parë të këtij viti, që ishte më i zymti rritja ekonomike ishte 3.4 %.

Sipas kreut të ekzekutivit rritje të lakmueshme ka pësuar edhe sektori i transportit. "Rritje të lakmueshme ka sektori i transportit. Rritja e transportit është rritje e lëvizjes së vendit", shtoi kryeministri.

Ndër të tjera Berisha nënvizoi edhe rëndësinë e fuqizimit të sekorit të ndërtimit, si promotor i zhvillimit. "Është mjaft i rëndësishëm rikthimi i sektorit të ndërtimit si promotor i zhvillimit. Sektori i ndërtimit rritet me mbi 21%", theksoi ai. Sipas tij, tregu është i shkëlqyer, ajo që e mundon nuk është aspak mungesa e parave, por babëzia e ndërtuesve pët të rritur cmimet. “Më duhet të them se ka ndërtues që kërkojnë ti shesin qytetarëve të këtij vendi me çmime të kripura, në periferi po flas jo për qendrën, është ekzakt 40-50% më i kushtueshëm se në periferinë e Berlinit”, nënvizoi Berisha.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›