E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmshpërblimet do të jepen sipas masës së dëmit

07/03/2010 Shkodër, kreu i qarkut Gjovalin Kolombi sqaruan çështjen e “1 mijë euro për familje”

Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi ka dalë në një prononcim për mediat për risqarimin e masës së dëmshpërblimeve për zonat e përmbytura, si dhe për qetësimin e banorëve se do të dëmshpërblehen për të gjitha dëmet që kanë pësuar.

Ankesat nga të përmbyturit

Prej disa ditësh ,banorët e zonave të përmbytura kanë filluar ankesat se nuk po marrin asnjë para për dëmet që iu shkaktuan gjatë përmbytjes së parë në janar e jo më të bëhet fjalë për ato të së dytës. Kreu i qarkut, Kolombi ka kërkuar që banorët e zonave në fjalë të mos alarmohen pasi do të marrin dëmshpërblimin e premtuar nga qeveria. Njëkohësisht Kolombi ka risqaruar edhe njëherë problemin e keqkuptimit që ndodhi menjëherë pas publikimit të shumës prej një mijë eurove që përllogaritej për dëmshpërblimin e familjeve të cilave iu përmbyt toka, të mbjellat, banesat e ushqimi i bagëtive. Sipas Kolombit në bazë të verifikimeve në terren dhe përllogaritjeve jo çdo familje do të marrë një mijë euro. Ka familje që janë dëmtuar me disa dhjetëra euro, ashtu siç ka dhe familje të tjera që janë të dëmtuara me mijëra euro.

Dëmshpërblimi

“E përsëris edhe njëherë se dëmshpërblimi prej një mijë euro për familje është krejtësisht keqkuptuar. Llogaritja është një mesatare e nxjerrë për të qenë të qartë rreth masës së dëmit të shkaktuar në qarkun e Shkodrës nga përmbytjet e para të këtij viti. Llogaritja është bërë ashtu si llogaritet dhe mesatarja e rrogave. Jo secila familje do marrë 1000 euro. Ka vetëm prej atyre të cilave u janë dëmtuar vetëm pula dhe nuk e kalojnë shumën prej 70-80 euro. Ka mjaft dëme 4 mijë, 5 mijë deri në 7 mijë euro, ashtu siç ka dhe raste me dëme më të mëdha. Në disa familje nuk ka pasur dëme në banesa vetëm në bujqësi dhe në bujqësi janë verifikuar vetëm ato zona ku nuk ka pasur ujë”, ka sqaruar dje kreu i qarkut Shkodër, Gjovalin Kolombi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›