E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do çrrënjosim korrupsionin

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje nga Korça se, “qeveria do të mbështesë dhe do të luftojë së bashku me qytetarët për të çrrënjosur korrupsionin”. 

Në kuadër të turit të tij “Shqipëria në NATO”, Kryeministri u takua mesditën e sotme me banorë të qytetit të Korçës në sallën e teatrit “A.Z. Çajupi”, të cilët i informoi mbi arritjet e qeverisë që drejton gjatë tre viteve të fundit. Kryeministri evidentoi si sukses të ekzekutivit edhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit. “Shqipëria nga një vend me korrupsion të lartë tre vite më parë, sot ka shënuar arritje të dukshme dhe të pakrahasueshme në luftën kundër këtij fenomeni”, tha Berisha. Ndërsa nënvizoi se, “jo se sot nuk ka korrupsion dhe shpërdorime, por administrata aktuale shpenzon 31% më pak se administrata e qeverisjes paraardhëse”. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë veprimet korruptive të kujtdo. “Duhet të luftojmë së bashku për ta çrrënjosur këtë kancer. “Qeveria do të mbështesë secilin nga ju në këtë betejë, me mirënjohjen më të thellë për shërbimin tuaj të madh”, theksoi Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›