Ritja e çmimve, Meta: Qeveria, vetëm demagogji
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi qeverinë se ka përdorur demagogjinë dhe retorikën boshe në vend të politikave për kontrollin e çmimeve dhe mbrojtjen e nivelit të jetesës së shqiptarëve.
Këtë deklaratë, Meta e bëri gjatë forumit ekonomik me temë “Rritja e çmimeve, barrë e rëndë për qytetarin”, të zhvilluar në qytetin e Elbasanit. “Qeveria nuk ka ndjeshmëri për rritjen e varfërisë dhe për këtë rritje të pajustifikuar deri diku të çmimeve dhe ajo nuk është e interesuar për të ndjekur politika stabilizuese dhe dekurajuese për rritjen e çmimeve, sepse kuptohet që është një qeveri e orientuar drejt interesave të ngushta dhe jo drejt interesit të mirëqenies së qytetarëve”, u shpreh Meta. Duke iu përgjigjur interesimit të mediave për zhvillimet e fundit politike, Meta tha se, “sjella e maxhorancës dhe e shefit të saj, në rastin konkret, të rrëzimit të dekreteve të Presidentit, buron nga ato dy pushtete që iu dhanë në mënyrë krejtësisht të papritur dhe të papërgjegjshme më 21 prill, nëpërmjet rrëzimit të Kushtetutës”. “Jemi të shqetësuar se pasojat nuk janë vetëm këto, të cilat u evidentuan ditët e fundit dhe që bllokojnë funksionimin e institucioneve më të rëndësishme kushtetuese, por do të jenë afatgjata dhe do të jenë deri në momentin që do të rivendoset ai ekuilibër i prishur në Kushtetutë midis pushteteve, në radhë të parë midis Parlamentit dhe Qeverisë, por edhe Parlamentit dhe Qeverisë me Presidentin e gjyqësorin”, tha Meta.