Rama: Jo tur për premtime, por për zgjidhje
Kryetari i Partisë Socialiste ka vazhduar turin “Dialog me Shqipërinë” në komunën Xibër, në zonën e Matit.
Kryesocialisti në një bashkëbisedim me banorët shprehu keqardhjen për harresën shumëvjeçare të këtyre banorëve nga qeverisja. Kryetari i PS-së u shpreh para banorëve të komunës se, “Dialogu me Shqipërinë” nuk është një mënyrë për të premtuar, pasi PS-ja do të premtojë vetëm ato që do t’i realizojë në programin e saj dhe nuk do të bëjë premtime me thes vetëm për hir të marrjes së pushtetit. “Pushteti, deri sot, është parë si qëllim dhe partitë kanë menduar si ta marrin pushtetin, por jo se çfarë do të bëjnë me pushtetin. Pushteti nuk është qëllim, por është mjet për të realizuar qëllimet e përbashkëta”, tha Rama. Ai shtoi se, “PS-ja do të hartojë një program real, në mënyrë që nesër ta vëmë pushtetin në dispozicion të programit dhe jo të shkruajmë një libër me premtime, të marrim votat dhe të nesërmen mos jemi në gjendje të zbatojmë programin”.