Opozita bojkoton serish mungon ne komisionet parlamentare

Ripërsëritet historia e bojkotit institucional të opozitës. Në ditën e dytë të veprimtarisë parlamentare pas zgjedhjeve të 8 majit, opozita ka munguar në mbledhjet e komisioneve parlamentare të cilat kishin në axhendë 12 projektligje gjithsej për të shqyrtuar.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm, Fatos Beja theksoi se opozita është e dobishme në Parlament, por komentoi edhe deklaratën e nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe për lënien e mandateve të deputetëve.
“Së pari, unë personalisht nuk besoj sepse u bë prova. Nuk erdhën 6 muaj, pastaj kur u pa që humbja e mandatit nuk pritej njëlloj nga të gjithë deputetët socialistë ndryshua qëndrim. Gjithsesi është vendim i tyre. Mendimi im është të hiqet dorë nga qëndrime të tilla. PS ka humbur, duhet të njohë zgjedhjet, të pranojë të vërtetën dhe të kthehet në parlament. Unë e kam thënë, ata janë shumë të dobishëm për veten e tyre dhe shqiptarët, të marrin pjesë në debatin dhe votimin e ligjeve. Është e papëlqyeshme që në parlamentin ku diskutohen dhe miratohen ligje të mos ketë deputetë socialistë”- tha Beja.
Deputeti Beja ka argumentuar edhe arsyen se ku e gjen mazhoranca besimin se PS nuk do të lërë mandatet dhe do të rikthehet shumë shpejt në Kuvend.
Erjon Ajazi