Berisha: Do plotësojmë çdo kusht për vizat
Autori i Lajmit: Suela Topi
Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama të mos pengojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave por të lejojë hyrjen e deputetëve socialistë në Kuvend. Gjatë seancës së djeshme plenare, kreu i Ekzekutivit pohoi se ai është i gatshëm të krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe të hetojë të gjitha pretendimet e opozitës për zgjedhjet. Ai e ftoi ndërkohë këtë të fundit që të dorëzojë në prokurori të gjitha dokumentet që ka për shkeljet e zgjedhjeve të 28 qershorit. Më tej Berisha shtoi se zgjedhjet e fundit parlamentare ishin më të mirat e bëra ndonjëherë dhe kjo falë Qeverisë, autoriteteve të ligjit por dhe forcave politike të cilat kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit. Kreu i qeverisë pohoi se 6-mujori dytë i këtij viti ka qenë i mbarë për shqiptarët duke theksuar se vetëm në 3 ditët e fundit janë shënuar arritjet më të mëdha. “Mbështetja e plotë politike për heqjen e vizave për shqiptarët, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat dhe votimi or suksesin në luftën kundër korrupsionit ku vendi përfitoi kompakt janë ditë të mëdha për shqiptarët”, - theksoi Berisha ndërsa shtoi se Qeveria shqiptare do të paguajë çdo cmim për liberalizimin sa më të shpejtë të vizave.
Deklarata
“Do ndërmarrim çdo reformë, çdo teknologji, në mënyrë që qytetarët shqiptarë me premtimin elektoral gjatë vitit të parë të këtij mandati të marrin vendimin përfundimtar për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Evropën. Duke theksuar këtë besim të madh erdha sot këtu për të siguruar shqiptarët se qeveria ime, se bashku me ju, të gjitha institucionet shtetërore, heqjen e vizave ka çështjen më kapitale. Do plotësojmë me përgjegjësinë më të madhe çdo kërkesë të nevojshme për heqjen e tyre. Do ndërmarrim çdo reformë, çdo teknologji, në mënyrë që qytetarët shqiptarë me premtimin elektoral, gjatë vitit të parë të këtij mandati të marrim vendimin përfundimtar për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Evropën. Më kryesorja bashkimi familjar, asnjë komb sa kombi ynë nuk e ka përjetuar këtë dramë gjatë këtyre viteve, sepse ne na takoi fati për shkak të varfërisë”, - vijoi kryeministri.
Pesë muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, kryeministri Berisha akuzon ashpër kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Shefi i mazhorancës i bëri thirrje atij se opozita nuk përjashtohet në këtë mënyrë, duke iu referuar bojkotit të socialistëve. Berisha u tregua i gatshëm për krijimin e një komisioni parlamentar për hetimin e pretendimeve të socialistëve për zgjedhjet, për administratën, dhe për lirimin e të burgosurve gjatë zgjedhjeve. Ai i kërkoi Ramës të kthejë PS-në në Parlament, duke u bërë bashkëautor me mazhorancën për integrimin e vendit, pasi sipas Berishës ky është interesi jetik i të gjithë shqiptarëve. Duke folur me tonë të ashpra, kreu i Qeverisë e quajti shefin e selisë rozë “mister kutia” , duke thënë se Rama duhet të nxjerrë PS nga spiralja ku e ka futur. “Po unë e ftoj, urdhëro ja ku janë karriget të krijojmë komision hetimor parlamentar, të hetosh të gjitha pretendimet që ke për zgjedhjet, për administratën, për të burgosurit. Unë uroj të dalësh nga spiralja ku ke futur PS-në. Të jesh i sigurtë që me këtë bojkot që bën nuk do pengosh as dhe një proces të vetëm të integrimit të vendit në BE, as të heqjes së vizave. Në moralin e demokracisë nuk është kurrë të viktimizohet një popull se do një individ”, - deklaroi Berisha. Ai ka vlerësuar më tej procesin zgjedhor të 28 qershorit si më të mirin të realizuar ndonjëherë në Shqipëri. Kreu i Qeverisë e ka vënë theksin tek infrastruktura zgjedhore, si dhe tek konsensusi historik me opozitën për Kodin Zgjedhor. Berisha ka vlerësuar me nota pozitive rolin e mediave, të cilat sipas tij nuk transmetuan asnjë incident gjatë procesit të votimit. “U realizuan zgjedhje përmes mediave të lira, të cilat nuk paraqitën para opinionit publik, vendas dhe të huaj, asnjë incident gjatë procesit. Këto zgjedhje ishin një festë për popullin shqiptar, duke parë pjesëmarrjen më të madhe në histori”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009