Bregu: Administrata e përgatitur për Pyetësorin e KE
Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Integrimi, Majlinda Bregu ka garantuar se administrata shqiptare është e gatshëm të plotësojë pyetësorin e Komisionit Evropian. Sipas saj janë plot 45 institucione që po punojnë në këtë drejtim “Deri më tani janë identifikuar si pjesëmarrës në këtë proces 411 nëpunës civilë të të gjitha niveleve, numri i të cilëve do të vijë duke u rritur edhe më tej. Koordinimi i këtij procesi do të bëhet nga zyrtarë të lartë, në nivel ministrash, ndërkohë që administrata do të jetë e angazhuar me kohë pa limit deri në përgjigjen e plotë dhe me korrektësi të këtij pyetësori”., - tha ajo. Bregu shpjegoi se fazat e këtij procesi janë përkatësisht zbërthimi i pyetjeve, hartimi i përgjigjeve, analiza e tyre, hartimi i variantit final të përgjigjeve, përkthimi i centralizuar, miratimi i përgjigjeve dhe më tej dorëzimi i përgjigjeve në Bruksel. “Ndërkaq, është riorganizuar e gjithë Ministria e Integrimit për koordinimin dhe monitorimin e këtij procesi, paralelisht me strukturat në misionin tonë në BE dhe delegacionin e KE-së në Tiranë. Janë ngritur grupet ndërinstitucionale të punës, dhe grupet në Ministritë e linjës dhe institucionet e tjera për koordinimin dhe hartimin e përgjigjeve”, - pohoi ajo. Bregu informoi gjithashtu se kanë filluar takimet informuese dhe ndërgjegjësuese në lidhje me rëndësinë e Pyetësorit dhe realizimit me sukses të kësaj detyre nga administrata shqiptare. Ky angazhim shtesë ka rritur dhe buxhetin për këtë ministri. “Buxheti është një çështje e diskutuar dhe sensitive për të gjithë ata që do të përfshihen në procesin e plotësimit të pyetësorit. Të ardhurat në buxhetin e 2010-ës do të rriten me 10.7%, ndërkohë që buxheti i Ministrisë së Integrimit për vitin 2010 do të jetë 296 milion lekë. Ky buxhet është 136 milion më shumë se buxheti i rishikuar i vitit 2009 ose 85% më shumë. Shtesa e këtij buxheti i referohet rritjes së kapaciteteve administrative të ministrisë sonë në përgjigjen e pyetësorit si prioriteti ynë për vitin në vijim”, sqaroi Bregu. Lidhur me deklaratat e Olli Rehn për opozitën ajo tha se ato po vijnë gjithmonë e në rritje ndërsa pohoi se opozita po krijon një situatë anomalie. “Kreu i PS-së Rama po krijon një situatë anormale që startoi pas zgjedhjeve të 2 8 qershorit, kur idhnia e tij e humbjes së zgjedhjeve bëri që ai ta zgjedhë dhe përdorë bojkotin vetëm për arsye personale. Them për arsye personale, sepse çdo anëtar i Partisë Socialiste është i bindur që rruga e kryetarit të tyre, jo vetëm që s’ka gjasa t’i sjellë në pushtet, por s’po i lejon të bëjnë as opozitë.”, - tha ajo
Ky lajm është publikuar: 13/11/2009