E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomatët evropianë: Gjithë Ballkani në BE

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministrat e jashtëm të Italisë, Rumanisë dhe Hungarisë janë angazhuar për integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian. “Asnjë vend i Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbetet jashtë Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithë Ballkanit perëndimor duhet të jetë prioritet”,- ka thënë ministri i Jashtëm italian Franko Fratini. Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Balash, gjithashtu ka thënë se synim kryesor i Iniciativës së Evropës Qendrore duhet të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Edhe shefi i diplomacisë së Rumanisë, Katalin Predoju, ka mbështetur integrimin në BE të vendeve të Ballkanit perëndimor. Këto komente janë bërë në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore që po mbahet në Bukuresht.

Ky lajm është publikuar: 13/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›