Berisha: Do rrisim pagat e pensionet, nuk ndryshojmë borxhin publik
TIRANE- Qeveria përfshin në ndryshimet e buxhetit të shtetit për pjesën e dytë të vitit, rritjen e pagave dhe të pensioneve. Konfirmimi është bërë sot nga vetë kryeministri Berisha në mbledhjen e qeverisë.
"Rritja e pagave dhe pensioneve tingëllon paradoksale, pasi rregulli i sotëm është jo rritje, por ulje domethenëse e tyre”- tha Berisha duke nënvizuar- se kjo rritje mbështetet në modelin ekonomik i cili ka vërtetuar se është i suksesshëm".
Kryeministri deklaroi se do të mbajë të pandryshuar shifren e borxhit publik dhe te deficitit buxhetor. Aktualisht borxhi publik është në shifrën e 59. 7%, te Prodhimit te Brendshëm Bruto ndersa deficiti buxhetor eshte ne shifren e 3.5 %. FMN keshilloi pak dite me pare mos rritjen e ketij borxhi mbi 60 %. “Borxhi publik do te jete 59 .7 % nuk rritet. ky eshte zotimi yne para FMN. Deficiti buxhetor nuk rritet dhe nuk do pranojme te rritet. Po shkurtojme shpenzimet operative qe te qendrojme besnikerisht ne nje deficit buxhetor jo mbi 3.5 %. Ky është zotim dhe ligj i kaluar ne Parlament. E ne nuk po e ndryshojmë ligjin"- theksoi Berisha.
Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Do rrisim pagat e pensionet, nuk ndryshojmë borxhin publik