Tiranë, vdes njëri nga tre të plagosurit, autori në pranga
TIRANE – Policia zbardh plagosjen e ndodhur mbrëmë në lagjen Allias, pranë shkollës “Bajram Curri” në Tiranë.
Në plagosje mbetën të vrarë tre pjesëtarë të një familjeje, ndërsa u arrestua i akuzuari si autor i krimit. Në prangat e policisë ra Ylli Kujtim Sherifi, 33 vjec, banues në Allias Tiranë.
Sipas forcave blu 33 vjecari rreth orës 22.45, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik në drejtim të shtetasve Anife Kadri Elmazi, 49 vjec, Fatmir Hikimet Elmazi, 44 vjeç dhe Ervin Skënder Ademi, 26 vjec, pjesëtarë të komunitetit rom.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të marrë mjekimin e duhur. Gruaja 49 vjecare nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve dhe ka gjetur vdekjen në Spitalin “Nënë Tereza”, ndërkohë që vazhdon të jetë në gjëndje të rëndë Fatmir Elmazi, ndërsa Ervin Ademi, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një grup hetimor është marrë me hetimin e ngjarjeve me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjen në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak, të një martese të pa aprovuar midis autorit, Ylli Sherifi dhe shtetasve Anife e Fatmir Elmazi dhe Ervin Ademi. Sipas policië djali i familjes Elmazi kishte rrëmbyer vajzën së autorit të krimit.
Autori, u arrestua në flagrancë së bashku me armën e krimit ndërkohë që ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penaletë vrasjes me dashje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma e krimit automatik model.56.
(s.g/BalkanWeb)