Matura shtetërore, 5% e gjimanzistëve ngelës në matematikë
TIRANE- Rreth 5% e e maturantëve nuk janë vlerësuar kalues në provimin e parë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës, ndërsa notat 9 dhe 10 i kanë marrë 9.13% e nxënësve. Ministria e Arsimit publikoi mbrëmjen e djeshme rezultatet e provimit, këtë vit niveli i njohurive ka qënë më i mirë krahasuar me vitin e kaluar.
Me notë 5 dhe 6 janë vlerësuar 66.19 % e nxënësve, ndërsa me 7 dhe 8 janë vlerësuar 19.74 % e tyre.
Provimet e Maturës nisën më 1 qershor me provimin e Gjuhë- Letërsisë, ku rreth 2.8% e maturantëve nuk u vlerësuan kalues, ndërsa notat 9 dhe 10 i morën 15% e tyre. Maturantët do të njihen tashmë me notat e marra në provimet me zgjedhje që u zhvilluan më 30 qershor. Me mbarimin e të gjitha provimeve të Maturës Shetërore, maturantët, për të fituar një të drejtë studimi në universitete publike, duhet të konkurrojnë sërish me 10 preferenca të listuara në formularin A-2.
Ministria e Arsimit bën të ditur se është hartuar përmbajtja e këtij formulari, që në total do të përmbajë rreth 290 programe të ndryshme studimore për të gjitha universitetet publike në vend. Nga këto programe kandidatët do të listojnë vetëm disa prej tyre sipas kushteve të vendosura. Plotësimi i formularit A-2 do të bëhet pas shpalljes së rezultateve të dy provimeve me zgjedhje, të cilat u zhvillua dje në të gjitha shkollat e mesme të vendit.
(s.g/balkanWeb)