Policia italiane mbyll sytë, kapen në portin e Durrësit 18 pistoleta
01/07/2011 Trafiku, arrestohet një shtetas, armët bashkë me 2200 fishekë erdhën nga Ankona
DURRES- Trafikantët e armëve kanë mundur të mashtrojnë policinë italiane në portin e Ankonas, duke transportuar drejt portit të Durrësit plot 18 pistoleta të llojeve të ndryshme. Policia e Durrësit ka ndaluar shtetasin Ali Koci, 23 vjeç, nga Shetel i Shijakut, por dyshohet se ai ka qenë vetëm transportues dhe se rrjeti i trafikantëve është ende në liri. Kjo ka qenë edhe arsyeja që policia e portit të Durrësit nuk ka bërë publik emrat e personave të përfshirë në këtë rrjet trafiku ilegal të armëve. 18 pistoletat ishin të llojeve të ndryshme si: Para-Ordance, austriake, turke, çeke, kanadeze, Beretta etj.
Armët
Armët janë zbuluar në një kontroll rutinë në portin e Durrësit për mjetet që hynin në portin shqiptar pas lundrimit me tragetin e linjës Ankona-Durrës. Armët dhe 5 kuti me fishekë në të cilat kishte plot 2200 fishekë ishin strehuar në mjetin tip Benz me targa BV 208 XL në pronësi të shtetasit Koci. 23-vjeçari nga Shijaku jeton me leje të rregullta qëndrimi në Itali dhe në bazë të të dhënave paraprake të grumbulluara nga policia bregdetare e Durrësit ky shtetas nuk ka precedent penal dhe nuk ka qenë asnjëherë i skeduar për aktivitet të paligjshëm. Të njëjtat pohime dyshojnë se Koci mund të jetë bërë viktimë e ndonjë porosie, të cilën e ka marrë përsipër për të transportuar nga veriu i Italisë për në Durrës. Pikërisht për këtë arsye policia nuk ka dhënë identitetin e tij në çastet e zbulimit të pistoletave, duke akuzuar së bashku me shtetasin Ali Koci edhe katër shtetas të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë publik. Sipas informacioneve paraprake mësohet se kemi të bëjmë me një rrjet të organizuar kriminal që merret me trafikun e armëve dhe municioneve për organizata e rrjete kriminale. Ndonëse hetimet janë në fazën e parë mendohet se ka shumë të ngjarë që krerë të përfshirë në këtë lloj trafiku me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore të jenë shtetas shqiptar, italian, turq, maqedonas, malazez dhe të kombësive të tjera. Pjesa më e madhe e pistoletave të bllokuara janë prodhim austriak dhe Beretta. Këto armë ishin futur përgjithësisht në folenë e motorit, por duke qenë në sasi të mëdha fshehja tyre thuajse është bërë e pamundur. Policia e ka pasur mjaft të lehtë të dallojë pistoletat sapo ka hapur kofnen, ndërsa gjatë kontrollit fizik të plotë të Benz-it BV 208 XL ka gjetur 18 pistoletat dhe 5 kuti me fishekë pistolete. Ky është i pari rast që policia italiane ka mbyllur sytë përballë këtij trafiku armësh duke lënë dyshime në mundësinë e një rrjeti që ka lidhje me policinë.
Inventari
1 pistolete tip Para-Ordance.
-9 pistoleta prodhim austriak.
-3 pistoleta tip Beretta.
-1 pistoletë prodhim turk.
-1 pistoletë me mbishkrimin CARAKAL INT.
-1 pistoletë prodhim kanadez.
- 1pistoletë prodhim çek.
-1 pistoletë pa mbishkrim në trup.
-43 kuti me mbishkrimin Fioçhi, me nga 50 copë fishekë secila.
- 1 kuti me mbishkrimin Winchester, prodhim amerikan me 50 copë fishekë.