Konflikti për pronën, një i vrarë dhe një i plagosur
Konflikti për pronën, vritet 39-vjeçari
Kavajasi është qëlluar me çifte në kokë nga pronari i lokalit të famshëm, "Drenica"
Konfliktohen për pronën, vdes një 39-vjeçar nga Durrësi. Pretendimi për një copë tokë në plazh është kthyer në krim kundër personit. Agron Bodlli, 39 vjeç, është qëlluar në kokë me armë zjarri, ndërsa po punonte së bashku me familjarët e tij në një objekt në ndërtim e sipër. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 14:35, në afërsi të lokalit "Drenica", në sektorët e parë të plazhit të Durrësit.
Bodlli, me origjinë nga Kavaja, u qëllua me çifte nga Gani Kapiti, banor i kësaj lagjeje të qytetit bregdetar, teksa punonte në tokën të cilën e pretendonin të dyja familjet, si ajo e autorit, ashtu edhe ajo e viktimës. Pretendimi për tokën ishte kthyer prej disa vitesh në burim konflikti mes Kapitëve me origjinë nga Kosova dhe familjes Bodlli që ka nisur ndërtimin e një objekti.
Pas kryerjes së krimit, Gani Kapiti është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe policia ka deklaruar se është vënë në kërkim të tij, por pa mundur ta prangosë.
Në Plazhin e Durrësit është përsëritur në njëfarë mënyre ngjarja e Shkozetit, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagos një i tretë. Ngjarja pati të njëjtin motiv dhe ndodhi në të njëjtën datë, më 19, në harkun kohor të një muaji.
Sapo janë sinjalizuar, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat pas mbledhjes së dëshmive të para kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 39-vjeçarit. Burime zyrtare të policisë së qytetit bregdetar konfirmuan emrin e Gani Kapitit, rreth 50 vjeç, si autor të ngjarjes dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për vrasjen e Bodllit.
Mësohet se palët kanë qenë në konflikt prej kohësh, për tokën që ndodhet pranë lokalit të Kapitit. Palët kanë pretenduar pronësinë e saj, duke u shndërruar në "mollë sherri". Lokali i tij u bë i njohur gjatë krizës kosovare, kur u shndërruar në qendër pritjeje për qindra kosovarë e shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të Perëndimit, me dëshirën për t‘u rekrutuar në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tashmë lokali ka edhe një ambient muzeor për të kujtuar këtë pjesë të historisë së Kosovës. Disa herë policia ndërtimore ka dashur ta prishë këtë lokal të ngritur nga vëllezërit Kapiti në plazhin e Durrësit, si objekt pa leje, por simbolika që mbart ai ka mundur ta shpëtojë nga fadromat, ndërkohë pretendimet e familjes janë rritur duke synuar dhe sigurimin e pronësisë mbi tokën pranë lokalit.
Trualli ndodhet buzë rërës dhe në një zonë të lakmuar nga kushdo. Pretendimi mbi të bëhet i ditur se ka përfunduar në dyert e gjykatës, e cila do të marrë vendimin mbi pronësinë e truallit, ndërkohë familja Bodlli, që pretendon të ketë të drejtën e saj, ka nisur ndërtimin e një objekti që sapo ka hedhur themelet dhe katin e parë.
Ditën e djeshme, objekti u përgjak nga vendimi për t‘i zgjidhur situatat konfliktuale me armë. Ndërkohë, burime nga spitali rajonal i Durrësit kanë pohuar se ndonëse viktima është dërguar me shpejtësi për të marrë ndihmë mjekësore, me gjithë përpjekjet nga bluzat e bardha nuk është bërë e mundur të shpëtohet. Plagët që ka marrë në kokë i kanë dëmtuar trurin, duke e bërë të pamundur mbijetesën e tij. Bodlli ka ndërruar jetë, pa kaluar as tri orë nga plagosja e tij, ndërkohë që autori i vrasjes nuk është kapur ende nga policia.
Ther djalin e xhaxhait për një rrip toke
Dy kushërinjtë, 35 dhe 33 vjeç ishin në konflikt për zhvendosjen e një gardhi
Godet me thikë kushëririn e parë për një rrip toke, që pretendonte se ishte në pronësi të tij. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të policisë së Fierit, e cila pohon se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Lushnjës, ndërsa autori, edhe pse ka tentuar të largohet nga vendngjarja, është prangosur në kodrën me ullishta pranë varrezave të qytetit të Lushnjës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Gorunjas, të Komunës Ballagat. Ka qenë ora 12:30 kur Madril Hasalla, 35 vjeç, banor i këtij fshati, i ka zënë pritë në krye të rrugës të kushëririt të tij, Kastriot Hasalla, 33 vjeç. Ky i fundit ishte duke u kthyer në shtëpi për të drekuar, pas punës në ara. Kushërinjtë janë përballuar në krye të rrugës dhe Madrili i ka folur Kastriotit, por pa marrë përgjigje nga kushëriri i parë. Dëshmitarët e ngjarjes kanë pohuar se pas indiferencës së treguar nga 33-vjeçari, Madrili e ka kapur nga krahu dhe mësohet t‘i ketë thënë se: "gardhin që ke shtyrë do ta çosh në vend, pasi nuk mund të gëzosh tokën time". Në këtë kohë, Kastrioti i ka thënë se toka ishte e tij, pasi kufijtë mes familjeve të tyre kishin kohë që ishin përcaktuar dhe i ka kërkuar ta lërë të qetë të ndjekë rrugën e tij. Kjo e ka irrituar 35-vjeçarin, i cili pasi e ka ofenduar me fjalë, ka nxjerrë një thikë që e kishte me vete dhe ka qëlluar dy herë mbi djalin e xhaxhait të tij, kur ky i kishte kthyer shpinën në tentativë për t‘u larguar. Thika i ka shkaktuar 33-vjeçarit dy plagë të thella, një në shpinë dhe një tjetër në qafë, nga të cilat ai ka humbur shumë gjak.
Sipas burimeve të policisë mësohet se pas ngjarjes, Madrili e ka lënë të përgjakur në tokë të afërmin e tij dhe është larguar me vrap, drejt kodrës së fshatit për t‘iu shmangur policisë. Ndërkohë, pas sinjalizimit, forca të shumta policore janë nisur për në fshatin Gorunjas. Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit dhe nuk ka kaluar shumë kohë derisa është bërë i mundur ndalimi i tij në kodrën me ullishta që ndodhet mbi varrezat e qytetit të Lushnjës, në të hyrë të qytetit.
Ngjarja është parë nga fqinjë dhe të afërm të dy kushërinjve. Këta të fundit kanë marrë të plagosurin Kastriot Hasalla dhe e kanë dërguar me urgjencë për në spitalin e Lushnjës. Aty i plagosuri i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndonëse gjendja e tij shëndetësore është e rëndë, mësohet se tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime spitalore bëjnë të ditur se thika i ka shkaktuar 33-vjeçarit dy plagë të mëdha, si dhe i janë prerë disa nerva dhe damarë, duke e bërë gjendjen e tij mjaft kritike.
I plagosuri ndodhet i shtruar në sallën e reanimacionit të spitalit të Lushnjës. Ndërkohë, kushëriri i tij është shoqëruar për në polici, ku është vënë në dispozicion të grupit hetimor që është ngritur për zbardhjen e çështjes. Mësohet se kur është marrë në pyetje, ai ka pranuar autorësinë e plagosjes dhe tashmë do të përballet me akuzën e plagosjes me dashje. Brenda pak ditësh, dosja do t‘i kalojë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit.