E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Do të hapim kufijtë, nëse Serbia vendos bllokadë ndaj Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është shprehur dje se vendi i tij është gati të hapë kufijtë me Kosovën nëse Serbia do të bllokojë tregtinë e këtij vendi kur të deklarohet e pavarur. Ky opsion nuk mund të përjashtohet pas deklarimit të pavarëisë, ku Serbia do të marrë vendime që do të sjellin vështirësi ekonomike për qytetarë e Kosovës”, -tha Berisha.
Nëse Serbia imponon një embargo ekonomike ndaj Kosovës, Shqipëria do të hapë kufijtë e saj për të ndihmuar popullin e Kosovës”, - tha ai për agjensinë e lajmeve AFP. Qeveria e Tiranës do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, që Kosova të mund të përfitojë nga ifrastruktura jonë dhe të ketë akses në portet shqiptare. Shqipëria aktualisht është duke ndërtuar një rrugë përmes kufijve malorë që lidhin portet e saj me Kosovën që udhëheqësit e saj politikë thonë se shumë shpejt do të deklarojnë pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Kosova është drejtuar nga misioni i OKB-së (UNMIK-ut) që nga viti 1999.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›