E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-ushtaraket: “Berisha mbaj premtimin qe na ke dhene”

Ish-ushtaraket, ashtu siç kishin paralajmeruar dy dite me pare, dolen dje ne proteste, per arsye se ligji per statusin e tyre nuk eshte vene ende ne zbatim. Por ndryshe nga protestat e tjera, ushtaraket e liruar dhe ata ne rezerve, ne kete proteste jane perkrahur edhe nga deputete te Partise Socialiste, LSI-se dhe PAD-se. Fillimisht, protesta ka nisur ne sheshin “Skenderbej”, ku ata kane ndaluar per disa minuta duke tubuar ne menyre paqesore per te drejtat qe ata mendojne se qeveria ua ka mohuar. Me pas, ish-ushtaraket, jane drejtuar sheshit “Nene Tereza” per te mberritur para kryeministrise. Gjate marshimit ushtaraket kane bere nje ndalese edhe perpara Ministrise se Mbrojtjes. Aty ish-ushtaraket ne shenje proteste kane hedhur dhe parullat e tyre duke kerkuar zbatimin e ligjit qe sipas tyre eshte ndaluar nga kjo Ministri. Ndalesa e tyre e fundit ka qene perpara kryeministrise ku kane protestuar me te njejten menyre dhe i kane kerkuar kryeministrit Berisha qe te mbaje premtimin per zgjidhjen e problemit te tyre. Nderkohe qe kjo nuk do te jete protesta e fundit e ish-ushtarakeve, por protesta qe lajmeron qeverine se reagimet e tyre do te jene te vazhdueshme deri ne zgjidhjen e çeshtjes per statusin e tyre. Gjithashtu, dy dite me pare, ish-ushtaraket kane paralajmeruar qeverine se nese nuk plotesohen kerkesat e tyre, ata, do te mbeshtesin çdo lloj proteste kunder qeverise per problemet e mungeses se energjise elektrike, ujit, luftes kunder korrupsionit, informalitetit ne ekonomi, nepotizmit, trafiqeve ilegale, varferise ne rritje etj. Shoqata e Ushtarakeve ne Rezerve i ka kerkuar qeverise qe te nxjerre nje ligj te ri, perpara te cilit ushtaraket te jene te gjithe te barabarte ose te padiferencuar.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›