Kuotat e part-time ne dore te universiteteve
Sot afati i fundit per te dorezuar ne MASH kuotat e pranimit per part-time. Pas dorezimit te kuotava Mash-i, do ti miratoje ato brenda nje periudhe kohore te shkurter
Jonida Tashi
Te gjithe kandidatet, te cilet kete vit duan te ndjekin studimet e larta me sistemin part-time, iu ka mbetur edhe pak kohe per tu bere pjese e auditoreve. Burime zyrtare nga zyra e shtypit prane Ministrise se Arsimit, pohuan dje per gazeten “Albania”, se sot eshte afati i fundit brenda te cilit te gjitha universitetet duhet te sjellin kuotat e pranimit per sistemin me kohe te pjesshme.
Kuotat
Pas dorezimit te ketyre kuotave ne MASH, kjo e fundit do te beje dhe miratimin e tyre. Ndersa pasi te miratohen kuotat e pranimit do te percaktohen edhe tarifat e studimit per çdo dege. Nderkohe qe kete vit ndryshme nga vitet e kaluara sistemi i studimeve me kohe te pjesshme do te pershtatet me sistemin e Bolonjes. Sipas kesaj metode, te gjithe studentet e rinj qe do te nisin keto studime kete vit nuk do te vleresohen me me nota por me kredite. Perveç, vleresimit me kredite, frekuentimi i oreve te mesimit do te jete faktor tjeter percaktues ne vleresimin e tyre. Gjithashtu, burime zyrtare nga MASH kane bere te ditur se kete vit sistemit te Bolonjes do ti nenshtrohen edhe studimet per master.
Part-time
Studimet me kohe te pjesshme kete vit pritet te zgjasin me shume se vitet e kaluara. Per keto studime, anetaret e Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences (KALSH) i propozuan MASH-it, qe studimet e tilla duhet te zgjasin gjashte vjet. Kete propozim ata e shpjeguan duke e lidhur me rendesine e kohezgjatjes se studimeve te ketij sistemi. Sipas propozimit te KALSH-it, eshte diskriminues fakti qe studentet qe shkojne ne shkolle vetem fundjavave (te shtunen dhe te dielen) te pajisen me nje diplome te barazvlefshme me ata qe mbarojne me kohe te plote.
Universiteti i dyte
Rreth 300 kuota pranimi jane percaktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences per programin e dyte te studimit, si fakultet i dyte. Keto kuota do te jene per Universitetin e Tiranes, Universitetin Politeknik, Universitetin Bujqesor dhe Akademine e Sporteve dhe te Arteve. Sipas MASH, me shume kuota per fakultet te dyte u jane vene ne dispozicion kandidateve per ne universitetet e kryeqytetit. Vetem ne Universitetin e Tiranes do te nisin studimet per here te dyte dhe me kohe te plote 113 studente. Numer te larte kuotash do te kete edhe Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi”, i pasuar nga Universiteti i Vlores, Universiteti Bujqesor i Tiranes, i cili do te kete 45 kuota. Me pas, per nga numri i kuotave do te renditet Universiteti i Gjirokastres, Universiteti Politeknik, Universiteti i Durresit, etj. MASH-i gjithashtu ka bere te ditur se perzgjedhja e kandidateve do te behet me konkurrim me ane te dosjeve. Ne perzgjedhje do te shihet edhe niveli i kerkesave, per te cilat zgjedhja e studenteve per here te dyte do te behet nepermjet mesatares ne fakultetin e pare qe i interesuari ka perfunduar. Aktualisht, nje vit me kete lloj studimi kushton rreth 1 milion leke te vjetra.
15 Dhjetor 2007