Perfundojne punimet e rruges “Sadik Petrela” tek “Kodra e Priftit”
Rruget e Tiranes po marrin pamjen e tyre te vertete. Bashkia e Tiranes ka perfunduar punimet per rikonstruksionin e segmentit nga rruga “Sadik Petrela” tek Rruga Nr.23, ne “Kodren e Priftit”. Ky segment rrugor ka qene problematik prej disa vjetesh, sidomos gjate periudhes se dimrit, kur ujerat e zeza dhe ujerat e shiut permbytnin te gjithe zonen perreth. Nderhyrjet jane bere edhe per rregullimin e plote te kanalizimeve, per te shmangur daljen ne siperfaqe te ujerave te zeza. Ne inaugurimin e kesaj rruge ka marr pjese kryebashkiaku, Edi Rama, i cili ka kerkuar qe ne shperndarjen e buxhetit t ardhshem te marre pjese i gjithe komuniteti i Tiranes. “Njekohesisht, besoj se eshte nje moment i pershtatshem per te kerkuar edhe nje here nga te gjithe qytetaret e Tiranes qe te perfshihen ne procesin e hartimit te Buxhetit te vitit te ardhshem, nje buxhet ambicioz, me investime te medha dhe angazhime te medha ne planin social, qe kerkon me patjeter edhe mendimin e te gjithe komuniteteve te kryeqytetit. Te gjithe ata qe kane mundesi, te marrin pjese ne kete proces dhe ta thone fjalen e tyre”, - deklaroi Rama. Rruga ka qene e gjere vetem 5-6 metra. Ne te mungonin shtresat rrugore, po ashtu dhe themeli i rruges. Ne rrugen e meparshme ujerat e zeza largoheshin nepermjet nje kanali te hapur, duke krijuar probleme higjieno-sanitare. Gjithashtu, ne rruge nuk ka pasur rrjet te largimit te ujerave te bardha, as rrjet ujesjellesi, pasi furnizimi me uje behej nga rrjeti i cili kalon ne rruget e tjera. Rruga nuk kishte ndriçim.
15 Dhjetor 2007