Provimet e Matures shteterore, kete vit me masa te rrepta sigurie
Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe strukturat ne varesi te saj po diskutojne per forcimin e metejshem te masave qe do te ndermerren ndaj korrekteses ne provimet e Matures Shteterore vitin e ardhshem. Ne vitin 2008, maturantet qe do t’i nenshtrohen provimeve te matures, do te perballen me nisma te reja kunder kopjimit, i cili do te shmanget ne minimumin e mundshem. Per kete, sipas Ministrise se Arsimit, po rishikohen te gjitha detyrimet qe kane administratoret, dhe pergjegjesi qe mbikeqyr gjate gjithe kohes procesin e provimit. Per perzgjedhjen e tyre po diskutohet qe te vendosen kritere me te rrepta. MASH ka ideuar qe gjate diteve te procesit te Matures Shteterore 2008, administratoret te jene ne qarkullim nga nje qytet ne tjetrin, me qellim qe njohja e tyre nga maturantet, sidomos ne rrethet e vogla, te eliminohet. Ne ndryshim nga nje vit me pare, ku nje administrator mbikeqyrte provimin vetem ne nje klase, ne maturen e ardhshme nje klase do te jete pergjegjesi e dy administratoreve. Me pas masat qe do te ndermerren ndaj korrektesise ne provime do te fokusohen edhe ne sigurimin e sallave te medha, sigurimi i te cilave, sipas MASH, do te sjelle reduktimin e klasave te vogla. Ne kete menyre do te lehtesohet edhe mundesia e kontrollit te korrektesise te nxenesit dhe administratoret. Nje menyre tjeter qe eshte konsideruar rigoroze nga MASH-i, lidhet me zhvillimin e nje paratestimi, para provimeve perfundimtare te Matures Shteterore. Kryerja e ketij testimi, do te behet si nje provim i perafert me ato te matures. Ky lloj testi, qe do te kryhet per maturantet vitin e ardhshem, do te jete nje menyre efikase pilotimi per mesuesit dhe nxenesit, te cilet do te kene mundesi qe te testojne veten, lidhur me veshtiresine e provimit.
15 Dhjetor 2007