E Shtunë, 31 Tetor 2026

GNK: “Zgjidhja me e mire per Kosoven, plani Ahtisari”

Presidenti i Grupit Nderkombetar te Krizave, Gareth Evans, u ka drejtuar kryetareve te shteteve te Bashkimit Europian nje leter ku shprehet se BE-ja ka nje mundesi historike per te derguar nje mesazh te qarte se eshte e gatshme te marre rolin udheheqes me 14 dhjetor kur kryetaret e shteteve dhe qeverive te takohen ne Keshillin e Europes. Sipas Evans, permbajtja e mesazhit duhet te marre formen e nje deklarate te Keshillit ku te theksohet se Trojka e ka permbushur mandatin e saj dhe BE-ja ka eksploruar çdo variant te mundshem per Beogradin dhe Prishtinen per te gjetur nje zgjidhje te pranueshme nga te dy palet. Evans shprehet se plani “Ahtisari” per pavaresi te mbikeqyrur eshte platforma me e mire per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Por Bashkimi Europian, ne bashkepunim me eksponentet nderkombetare duhet te jete ne gjendje te marre persiper nje rol te rendesishem ne Kosove per zbatimin e ketij plani duke perfshire ketu edhe pergatitjet per vendosjen e nje misioni per sigurimin dhe mbrojtjen, si dhe hapjen e nje zyre civile nderkombetare. Evans ne kete leter ka theksuar se ky mesazh duhet t’i dergohet edhe Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, para se Keshilli i Sigurimit te mblidhet me 19 dhjetor per te diskutuar per Kosoven.

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›