E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do të kontribuojmë kudo ku do të jetë NATO

TIRANË Kryeministri Berisha përshëndeti dje paradite Asamblenë e Përgjithshme të 57-të të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, e cila po zhvillon punimet e saj për herë të parë në Tiranë. Në këtë asamble bëjnë pjesë organizatat kombëtare të rreth 43 vendeve anëtare e partnere të NATO-s, përfshirë këtu edhe Këshillin Atlantik të Shqipërisë. “Për Shqipërinë, pas pavarësisë së vendit, anëtarësimi i plotë në NATO shënoi momentin më të madh në histori. Ne jemi një vend me një histori shumë të gjatë, ndoshta një prej më të gjatave, por historia jonë ishte histori mbijetese. Të mbijetosh dhe të ndërtosh të ardhmen janë dy gjëra të ndryshme. Me anëtarësimin në NATO, një epokë e re filloi për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ky vend mund të ndërtojë në liri dhe në siguri të plotë të ardhmen e tij. Kështu që ne mbetemi shumë të përkushtuar të punojmë në organizatën tonë, të jemi aty ku do të jetë NATO, kapituj të ATA-s dhe të organizatës”, - tha dje Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›