Kumbarët e 3D artit në botë

Zakonisht grafitet jemi mësuar t’i shohim krejtësisht në mure të fshehta të ndonjë lagje urbane, aty ku policia apo edhe banorët nuk reagojnë, por i shohin ato grafite si të befasishme. Ato sjellin mesazhe edhe pse tek ne janë të pakta.
Por ky art i cilësuar si urban, ka filluar të ndryshojë formën e saj me emrin e tre artistëve të mëdhenj të këtij arti Kurt Wenner, Edgar Mueller dhe Julian Beever.
Grafitet e tyre nuk mund të konsiderohen më si stereotipe të dikurshme, por ato zënë vend në qendër, në shkallë kryesore të ndonjë institucioni, apo edhe aty ku është qarkullimi më i madh.
Këto grafite janë aq bukur dhe në mënyrë krejtësisht realiste të punuara, saqë në një moment mendoni se gjithçka është e vërtet. Por ky është vetëm një iluzion optik.
I pari nga këta artistë është Edgar Mueller, i njohur botërisht si njëri ndër piktorët më të mirë të rrugës. Studio e Muellerit nuk është ndonjë dhomë e mbyllur brenda katër mureve, por gjendet në rrugë dhe puna e tij i ofrohet masës së gjerë.
Ai vjen nga një vend i vogël i Gjermanisë, i quajtur Straelen.
Puna e tij thuhet të jetë inspiruar nga pikturat tre – dimensionale dhe iluzionistë të artistëve si Kurt Wenner dhe Julian Beever, por më vonë duke krijuar stilin e tij të veçantë. I lindur në vitin 1968, Mueller qysh në moshën 25 vjeçare fillon ta shëtisë botën, duke krijuar artin e tij por edhe të ardhura. Mueller u bë i njohur me punë e tij The Riverstreet River. Ky grafit kap një sipërfaqe prej 92 metra katrorë.
Mueller në shumicën e rasteve iu kthehet temave të kohës së Renesancës.
Artisti i dytë i grafitëve 3 dimenzional është Julian Beever, artist britanik, i cili për punën e tij nuk ka nevojë më shumë se një copë rrugë dhe disa shkumës të ngjyrave të ndryshme. Me këto mjete ai krijon dhe luan në mënyra të ndryshme iluzioniste. Puna e tij mund të jetë një ndërveprim mes asaj që ekziston sot në rrugë por duke krijuar më shumë rreth saj apo krijimi i një vepre krejtësisht të re.
“Kur kuptova se mund të bëj gjëra që duken poshtë, atëherë kuptova se mund të bëj gjëra edhe që duken lartë”, ka thënë Beever për BBC.
Por çka nëse bie shi ?
"Nëse bie shi atëherë do të thotë se kam bërë shumë punë për asgjë, por në shumicën e rasteve e menaxhoj atë”, pati thënë Beever.
Gjëja më rëndësishme për të është që në fund mund ta kapë një fotografi të punës së tij. "Arti im është për të gjithë, është për njerëz të cilët nuk shkojnë në galeri. Është art për njerëz. Arti nuk duhet të mbyllet në galeri, librari apo në libra. Arti duhet të jetë për të gjithë dhe jo vetën për historian dhe të ashtuquajturit ekspert të artit".
Përgjatë 18 vjetëve punë Beever ka “prodhuar” me qindra vepra në gjithë Evropën. Personi i tretë që prezantojmë nuk është hiq më pak i njohur sa edhe dy artistët e parë.
Ai quhet Kurt Wenner, mjeshtër i artit dhe arkitekturës dhe zbulues i vizatimeve tri dimensionale me pastel. Wenner thuhet të jetë njëri ndër inspiruesit më të mëdhenj për dy artistët që i prezantuam më lartë.
Punët e tij thuhet të jenë tepër të detajizuara me një bashkim të stilit apo personazheve të sjella nga koha muraleve të kohës së barokut dhe surealizmit të artistit të madh Salvador Dali. Momentalisht ky artist amerikan është duke shkruar edhe Historinë e Vizatimeve në Rrugë, duke shpjeguar kështu sesi arti i trotuarit është transformuar në medium spektakular për një reklamim.
Burim Kursani, artist i grafiteve në Kosovë.
Pse në Kosovë ka kaq pak artistë të grafiteve e mos të flasim për ato 3D dhe pse artistët tonë në këtë rast nuk fokusohen në këtë fushë, por më shumë në pikturë?
“Unë mendoj që grafiti është një arti revoltës, i shprehjes së mos kënaqësisë aq sa përmes vizatimeve, por edhe porosisë që lë grafiti. E fëlliq me bukuri dhe me ngjyra. Tek ne njerëzit më shumë kanë dëshirë të bëjnë lek nga arti sesa me shpreh një pakënaqësi dhe vendi i jonë është plot pakënaqësi dhe në fund të ditës del si bukuri që shpreh pakënaqësi”.
Burim po flasim rreth asaj se edhe artistët te ne nuk përfitojnë nga arti por, pse artistët së paku artin nuk e shndërrojnë në reklamë ?
“Po ma merr menja që bosët e kompanive as lidhje nuk kanë me art. Krejt çka donë ata është që të shitet malli i tyre që e kanë, asgjë më shumë”.