Berisha: “Do të shkatërrojmë ekonominë e mafias”
Autori i Lajmit: Redaksia
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur dje në një konferencë mbi sigurinë e rajonit, tha se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë me shkatërrimin e ekonomisë së mafias. Kreu i Qeverisë tha se Ekzekutivi është angazhuar në këto vite në shkatërrimin e qindra bandave, ndërsa tha se edhe klanet e mafias do ta pësojnë në këtë mënyrë. “Sot kemi sërish probleme serioze me mafien. Ne së fundi kemi miratuar ligjin antimafia, që synon bllokimin e krimit ekonomik të tyre klaneve mafioze. Në rast se nuk e bëjmë këtë, lufta kundër mafies është vetëm një iluzion. Ne jemi të vendosur ta intensifikojmë këtë betejë dhe jemi të sigurt se do ta fitojmë atë. Mafies do ti digjet toka nën këmbë”, siguroi kryeministri Berisha. Në këtë prizëm ai cilësoi si të drejtë ligjin për antimafian në vend. “Ligji Antimafia, i cili sapo është miratuar në Parlament, është një moment me rëndësi, me këtë ligj do të shkatërrojmë ekonominë e krimit, mafias duhet ti digjet toka nën këmbë”, - tha Berisha në konferencën ku janë të pranishëm edhe zyrtarë të tjerë të organeve të luftës kundër krimit. Më tej, Berisha foli për moratoriumin antiskaf duke thënë se me këtë ligj, morën fund dramat e skafeve në ujërat shqiptare ndërsa u shpëtuan qindra jetë duke u dhënë fund tragjedive të emigracionit klandestin. Kryeministri Berisha tha se siguria e vendeve të rajonit kërkon vëmendje dhe angazhim të vazhdueshëm nga autoritetet ligjore, ndërsa shtoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara në këtë drejtim. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e pranishme në këtë takim të organizuar nën kujdesin e saj, pohoi se Shqipëria ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, por edhe në sigurinë globale në tërësi. “Ky takimi i sigurisë bëhet në një kohë kur Shqipëria tashmë është si vend anëtar i NATO-s dhe pak ditë më parë u lajmërua edhe integrimi për vende të tjera të rajonit brenda Aleancës së Atlantikut”, - tha në fjalën e saj Topalli. Më tej, ajo shtoi se koncepti i ri i NATO-s është paraqitja e sfidave të reja të sigurisë, në një kohë kur sulmet janë të një lloji tjetër, duke synuar transformimin e mëtejshëm të Aleancës. “Në këtë kuadër, vendi ynë do të kontribuojë për stabilitetin dhe sigurinë botërore. Kujtojmë këtu se vetëm para pak ditësh Kuvendi shqiptar ka miratuar shtimin e trupave në Afganistan me një kompani të re komandosh”, - bëri me dijeni Topalli. Gjatë punimeve të Konferencës parlamentare rajonale për sigurinë, Kryetarja e Kuvendit u takua me disa nga përfaqësuesit e delegacioneve parlamentare të pranishme.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009