Përfaqësuesi i PE: “Ju jeni evropianë, por duhet që të përmbushni kushtet e BE-së”
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria është një vend evropian, por duhet të përmbushë kushtet e BE-së për tu integruar në të. Kështu ka pohuar Eduard Kukan, përfaqësues i Kryetarit të Parlamentit Evropian, Jerzy Buzek, njëkohësisht Kryetari i Delegacionit të PE për marrëdhëniet me Evropën Juglindore, i cili ka qenë i pranishëm në Konferencën Rajonale “Forcimi i Bashkëpunimit në Fushën e Sigurisë për një Anëtarësim të shpejtë të Evropës Juglindore në BE”. Sipas tij, është shumë e rëndësishme nga ana e vendeve që aspirojnë hyrjen në BE marrja e përgjegjësive dhe shmangia e veprimeve prapësuese në procesin e integrimit euroatlantik. “Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm për integrimin në BE dhe kjo nuk është edhe aq e lehtë në një rajon si ky që ka përjetuar luftëra e konflikte”,- tha Kukan, duke shtuar më tej se janë pikërisht politikanët e këtyre vendeve që përpjekjet duhet ti përkthejnë në veprime të dobishme dhe hapa konkretë në procesin e integrimit. “Qytetarët duhet ta dinë që të impenjohen me guxim drejt integrimit në BE, për ta merituar atë. Eshtë jashtë çdo lloj dyshimi që perspektiva evropiane e vendeve tuaja ka qenë një shenjë progresi dhe stabiliteti politik dhe ekonomik në vend. Perspektiva evropiane në vetvete është një faktor stabiliteti në Ballkan”,- theksoi Kukan. Ai përfundoi duke shtuar se kandidatët potencialë në rajon për futjen në BE duhet që të vijojnë me reformat dhe duhet që të bindin qytetarët nga të dyja anët, mbi përfitimet ndaj procesit të integrimit. “BE është një klub ekskluziv dhe ju duhet që të mbushni standardet që të hyni brenda tij dhe këtë do ta bëni vetëm juve, pasi nuk do ta bëjë askush tjetër. Jeni në rrugën e dukur për në Bashkimin Evropian”, - tha ai. Ndërsa zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Uolfgang, Grossruck, vlerësoi mbajtjen e kësaj konference në Tiranë dhe nënvizoi se ky takim nxit më tej forcimin e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. Kryetari i Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë, Leonard Demi u shpreh se ky takim tepër i rëndësishëm do të trajtojë çështje të sigurisë kufitare, luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, trafiqeve dhe formave të tjera të krimit ndërkombëtar. Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, delegacione parlamentare nga Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia, si dhe përfaqësues nga parlamentet e Austrisë, Greqisë, Italisë dhe Turqisë; përfaqësues nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO, Europol, Interpol, ministri i Punëve të Jashtme, i Brendshëm, i Drejtësisë, i Financave, i Mbrojtjes, drejtori i SHISH, drejtori i Policisë; ambasadorë të vendeve pjesëmarrëse dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, OSBE, PAMECA, ICITAP, EURALIS, OBDAT, përfaqësues të shoqërisë civile, palë të
interesuara, studentë, etj. Konferenca rajonale do të vazhdojë punimet dy ditë.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009