Uidhers: “Gërdeci, urojmë të mos ketë ndërhyrje politike”
Autori i Lajmit: Suela Topi
Të drejtat e njeriut
Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, i bën thirrje politikës shqiptare që të ruajë pavarësinë e institucioneve. Gjatë një tryeze me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ai pohoi se janë një sërë problemesh të cilat vihen re në Shqipëri ndër të cilat janë korrupsioni, pavarësia e gjyqësorit apo dhe respektimi i lirisë së medias dhe të drejtave të njeriut. Duke përmendur Gërdecin, ambasadori amerikan pohoi se është shumë e rëndësishme që në këtë çështje të mos ketë ndërhyrje ashtu siç është parë deri tani. Dhuna ndaj medias, niveli shqetësues i trafikimit të femrave dhe fëmijëve dhe rritja e dhunës në familje janë renditur si problemet më të mëdha në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sipas draft/raportit të hartuar për vitin 2009 nga Qendra Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, shqiptarët ndiejnë pakënaqësi dhe mungesë besimi tek gjykatat. Draft/raporti rendit vrasjen e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, si dhe sulmin ndaj anëtarit të Gjykatës së Lartë, Nuni, si raste të rënda që kanë shënuar pasiguri. Raporti, i cili do të finalizohet në fund të këtij muaji, nënvizon përdorimin e administratës gjatë fushatës zgjedhore si dhe zëvendësimet apo presionet politike mbi këtë administratë.
Deklarata
Ambasadori amerikan paralajmëroi se raporti i ardhshëm i Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut ka për të qenë problematik për Shqipërinë. Ai ka numëruar një sërë shkeljesh dhe problemesh me të cilat përballet shoqëria shqiptare, shqetësime të cilat ai paralajmëroi se do të përfshihen në dokumentin e vitit të ardhshëm. Zoti Uidhers tha se Shqipëria po vuan ende nga korrupsioni në shumë nivele të saj, ka mungesa të pavarësisë në gjyqësor dhe ka shkelje të rënda të lirisë së medias. “Raporti më i fundit i të drejtave të njeriut paraqet një listë problemesh ende aktuale në Shqipëri. Për herë të parë administrata Obama ka kërkuar që të adresohet në këtë raport, të mund të flitet për situatën e korrupsionit në një mënyrë që nuk është folur më parë. Në shumë raste, siç kanë thënë kolegë të mi ambasadorë të tjerë, korrupsioni mbetet një ndër problemet më serioze në shumë nivele të saj. Një element tjetër është dhe pavarësia e institucioneve demokratike veçanërisht e gjyqësorit. Është e njohur ndërhyrja e politikës në hetimin e Gërdecit, dhe ne do të shpresonim se kjo lloj ndërhyrjeje të mos ndeshet më në Shqipëri”,- theksoi dje ambasadori amerikan. Një çështje tjetër po me kaq rëndësi, shtoi ai, është liria e medias. “Kohët e fundit kemi dëgjuar mbi dhunën që është ushtruar përmbi një gazetar për shkak të pikëpamjeve që ai shprehu përmes shtypit. Kjo situatë nuk mund të tolerohet”, - pohoi ambasadori amerikan. Problem për përfaqësuesin e SHBA-së në vendin tonë mbetet edhe trafikimi i qenieve njerëzore, pasi i privon ato nga dinjiteti dhe liria. Sipas Uidhers, dhuna brenda familjes është një problem serioz. “Diskriminimi racor ndaj komunitetit rom është ende i dukshëm, por edhe ai ndaj personave homoseksualë, për të cilët përgëzojmë Berishën mbi sipërmarrjen e fundit ligjore”, - përfundoi fjalën e tij Uithers.
Presidentja e Qendrës për të Drejtat e Njeriut, Kozara Kati, tha se në vend problemet njihen, por mbeten vetëm në hapat e evidentimit. “Do ti referohesha korrupsionit, pabarazisë së qytetarëve para ligjit që krijon edhe precedentë të mozbatimit të ligjit”, - u shpreh Kati. Përfaqësuesit e shoqërisë civile brenda datës 15 dhjetor do të hartojnë një raport përfundimtar ku evidentohet me raste konkrete shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 08/12/2009