E Diel, 1 Nëntor 2026

Votat e kontestuara KQZ mbaron 26 kutite por nuk merr vendim

Kerkohen 5 vota per ta miratuar aktin dhe vendosjen ne tabele

Procesi i dyte i rivleresimit te fleteve te kontestuar per zonen Zgjedhore te Bashkise Tirane ka perfunduar dje duke ruajtur te paprekur avantazhin zyrtar te kandidatit demokrat Lulzim Basha. Edhe pse me nje ndryshim te vogel zbrites shifrat serish kane fiksuar epersine e tij tanime permes nje procesi ankimor qe eshte materializuar edhe si nje perpjekje per te legjitimuar procesin pararendes qe mori ne shqyrtim fletet e votimit te gjetura ne kutine e gabuar. Edhe pse tabelat zyrtare do te duhet te publikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vleresimet e konstatuara gjate keqyrjes se kryer gjate dy mbledhjeve te tij cojne ne nje diference prej 77 votash per kandidatin demokrat Lulzim Basha nese perllogaritja merr parasysh tabelen permbledhese te rezultateve te miratuar nga KQZ-ja me vendimin nr. 711 pas procedures se rivleresimit qe u kundershtua nga selia roze. Por nese si pikenisje te pasqyrimit te shifrave te reja do te merret tabela origjinale e plotesuar me te dhenat e ardhura nga tabelat e te gjitha Komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor te Tiranes e cila jepte nje diference prej 10 votash ne favor te kandidatit Edi Rama atehere diferenca mes dy rivaleve shkon ne 13 vota per kreun socialist. Kjo pasi ne 25 kutite e votimit qe u vleresuan se fundmi ne baze te kerkeses ankimore te Partise Demokratike e dhena perfundimtare e vleresimit te fleteve te kontestuar nga ana e KQZ-se solli shifrat 16 vota per Ramen dhe 13 per Bashen. Vetem dje KQZ-ja mori ne keqyrje 14 kutite e mbetura ne trajtimin perfshires te kerkeses demokrate te cilat i perkisnin Qendrave te Votimit 1936 1939 1941 1942/1 1944 1944/1 1945 1923 1924 1963 1962 1969 1977 respektivisht per KZAZ-te nr. 52 dhe nr. 53 ne Tirane. Sikunder nje seance me pare problemet teknike dhe ato te administrimit jo shume te mire te procesit ne terren kane dale ne siperfaqe per sa kohe nga 14 kutite te marra ne shqyrtim pas shqetesimeve te bera ne librin e Protokollit te Mbledhjeve apo ne procesverbale nje u la jashte gjykimit pse i perkiste zgjedhjeve per minibashkine ndersa per 10 te tjera zarfi i fleteve te kontestuara nuk u gjet fare. Rivleresimi u be ne QV-te 1942/1 me 3 flete ne favor te Bashes ne QV 1963 me nje vote ne favor te Rames ne QV 1962 me 10 per Ramen dhe 4 per Bashen dhe ne QV 1977 me dy vota per Bashen dhe 1 per Hysni Milloshin. Problemet teknike jane shfaqur edhe njehere ku ne flete te caktuara ka pasur shenime disa shenja apo edhe mungesa vulash por te cilat ne vetvete nuk kane penguar nje votim te unifikuar ne pergjithesi nga te gjithe anetaret e komisionit.

Ndryshimi i tabeles me 5 vota

Edhe pse KQZ-ja ka miratuar ne pergjithesi votat e gjetura ne zarfet e fleteve te kontestuara puna e saj ende nuk ka mbaruar. Kjo pasi per te formalizuar deri ne fund proceduren e miratimit te kerkeses ankimore te PD-se pra ndryshimin e tabeles se Tiranes miratuar me vendimin 711 duhet nje shumice e cilesuar dhe nje akt qe ende nuk eshte bere i ditur se kur do te ndermerret. Vete tabela ne fjale eshte objekt kundershtimi nga PS-ja ne komision. dhe per me teper qe procedura e ndjekur per plotesimin e saj eshte objekt i padise ne Kolegjin Zgjedhor qe do te shprehet neser. Nisur nga kjo situate juridike vendimi i KQZ-se per kerkesen e PD-se eshte me teper ne kuader te nje taktike perderisa ne cdo rast ai peshtjellon edhe me shume lemshin e shqyrtimit. Ne rast mosmiratimi te saj atehere do te jete serish Kolegji qe do te duhet te shprehet dhe ketu duhet nenvizuar se procedura e ndjekur nga KQZ-ja eshte ligjore. Shprehja e Kolegjit do te sjelle medoemos edhe imponimin e KQZ-se per te bere veprimet ne tabelen e miratuar me vendimin 711. Paralelisht Kolegji do te duhet te shprehet neser per vendimin 709 qe solli tabelen aktuale te Tiranes cka e ben procesin ankimor nje zinxhir hallkash qe pohojne dhe mohojne vendimet pararendese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›