Berisha: Do t‘i japim Shqipërisë rrugë të reja
Kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar votën djathtas në zgjedhjet e 28 qershorit theksoi se në mandatin e dytë do të bëjë 3 herë më shumë sesa ka realizuar gjatë këtij mandati.
Kryeministri Berisha mori pjesë dje në inaugurimin e nisjes së punimeve për ndërtimin e rrugës Belsh-Kuçovë. Kjo rrugë ka një gjatësi 14 kilometra dhe realizohet me investimin e buxhetit të shtetit, me vlerë 600 milionë lekë. "Në katër komunat e Dumresë dhe në Bashkinë e Belshit, qeveria e mëparshme ka investuar 29 milionë lekë gjithsej. Ndërsa ne, përfshi edhe këtë rrugë, kemi investuar 1 miliard e 324 milionë lekë. Qeveria e mëparshme, në 8 vjet asfaltoi 2 kilometra rrugë, ndërsa ne, së bashku me këtë rrugë që inaugurojmë sot, realizojmë ndërtimin e 46 kilometrave rrugë", theksoi Berisha.
Kreu i qeverisë, nuk la pa përmendur as premtimet e tij për pensionet e fshatit, që në mandatin e dytë të së djathtës do të barazohen me ato të qytetit. "Në mandatin e dytë ne do t‘i japim Shqipërisë rrjetin rrugor më të ri dhe më modern në Evropë. Në mandatin e dytë ne do të ndërtojmë boshtin e jugut, që kalon nëpër trevën tuaj dhe që afron Sarandën me Tiranën", tha Berisha. Kreu i mazhorancës sulmoi edhe opozitën, duke thënë se "ata mbanin në shtëpi bunkerë kartoni për të thënë se shqiptarët janë si ky bunker. Bunkerët ishin një problem që na i imponuan, por le të vinë e të shohin dhe të hapin sytë; shqiptarët po ndërtojnë rrugë, vila, ujësjellës, shkolla, po luftojnë dhe po përpiqen çdo ditë për t‘u bërë si kombet e tjera". Kryeministri përmendi anëtarësimin në NATO si një sukses të qeverisë dhe shqiptarëve, aplikimin në Pragë për statusin e vendit kandidat në bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave për mandatin e dytë qeverisës së të djathtës.