Leskaj: PS ka plan ndihme për fshatin
Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës, është ndalur në fshatin Mollas të Elbasanit. Leskaj ka folur para banorëve të Mollasit, për problematikën e madhe që fshati ka sot, ku nuk ekziston mbështetja nga ana e shtetit, gjë e cila ka çuar edhe në rrënimin e bujqësisë, ku banorët e kanë të pamundur të prodhojnë dhe më pas t‘i nxjerrin në treg prodhimet e tyre. Sipas Leskajt, me fitoren në zgjedhjet e qershorit, PS-ja ka gati një plan të detajuar, për t‘i ardhur në ndihmë fshatit, me politika lehtësuese, siç është heqja e akcizës së naftës apo mundësia për t‘i nxjerrë produktet në treg, çka do të sjellë edhe uljen e çmimeve në qytet.