E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do t‘i kthejmë Pogradecit pastërtinë

Kryeministri Berisha ndodhej në qytetin e Pogradecit ku mori pjesë në inspektimin e punimeve për ndërtimin e impiantit të pastrimit të ujërave të zeza dhe kolektorit të këtij qyteti. Investimi me vlerë prej 7.8 milionë eurosh është investim i bankës gjermane "KfV". Kryeministri u shpreh se "ky investim bëhet në një nga zonat më të rëndësishme turistike të Pogradecit dhe është në vazhdim të modernizimit të sistemit të Ujësjellës-Kanalizimeve të Pogradecit me një vlerë totale prej 15 milionë eurosh, të investuara nga banka gjermane "KfV" dhe buxhetit të shtetit".

"Me këtë investim, u shpreh Kryeministri, realizohet pjesa kryesore e një projekti të madh, i cili synon të pastrojë liqenin nga të gjitha derdhjet e ujërave të papastra, duke i rikthyer liqenit pastërtinë natyrore që ka". Duke përgëzuar drejtuesit dhe punëtorët e kompanisë ndërtuese, për punimet cilësore dhe vendosmërinë e tyre për ta dorëzuar në një kohë sa më të shkurtër, Kryeministri u shpreh se kjo është një domosdoshmëri e madhe për të inkurajuar turizmin në qytetin e bukur të Pogradecit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›