E Diel, 1 Nëntor 2026

Lesi: Berisha të heqë ministrin e Shëndetësisë

Kryetari i Lidhjes Demokristiane, Nikoll Lesi, ka deklaruar dje se Kryeministri Berisha duhet të bëjë ndryshime në qeveri. Ai ka theksuar se kreu i ekzekutivit duhet të bëjë pjesë të kabinetit qeverisës, Partinë Republikane në një tjetër ministri pas dorëheqjes së ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Gjithashtu, deputeti Lesi nuk ka harruar të hedhë kritika edhe për mënyrën e drejtimit të disa ministrive, duke i kujtuar Kryeministrit Berisha se pjesë e ndryshimeve që ai duhet të bëjë në kabinet, duhet të jetë edhe largimi i ministrit të Shëndetësisë. Sipas Lesit, PDK-ja duhet të përfaqësohet me një tjetër ministër në kabinetin qeverisës. Prej disa ditësh në kampin mazhoritar janë artikuluar shpesh deklarata si nga deputetët e grupit të PD-së, ashtu edhe nga deputetët aleatë, se Kryeministri duhet të bëjë ndryshime në qeveri. Vetë Kryeministri nuk e ka pranuar drejtpërsëdrejti një kërkesë të tij, duke theksuar se tani për tani nuk ka ndërmend të bëjë ndryshime esenciale, por thjesht do të zgjedhë një zëvendëskryeministër, vendi i të cilit ka mbetur vakant pas kalimit të Oketës në postin e ministrit të Mbrojtjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›