E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa: Objektivi ynë, anëtarësimi i plotë në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një takim me një delegacion të Forcave të Armatosura të Turqisë, të kryesuar nga Gjeneral Lejtnant Ahmet Turmus, ka theksuar se "objektivi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë është anëtarësimi me të drejta të plota në NATO". Sipas zyrës së shtypit të kësaj ministrie, Oketa ka vlerësuar mbështetjen e qeverisë turke dhe ndihmën që i kanë dhënë Forcave të Armatosura dhe qeverisë shqiptare për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Oketa ka shprehur bindjen se "në vitin 2008 dhe gjatë 2009-s, Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të përmbushin detyrimet për anëtarësimin e plotë në NATO". Ndërsa Gjeneral Lejtnant Ahmet Turmus ka thënë se ftesa në NATO ishte e merituar plotësisht. Ai ka garantuar se "Forcat e Armatosura shqiptare do të vazhdojnë të kenë mbështetjen e fuqishme të FA të Turqisë për integrimin e plotë në NATO".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›