Ceka: S'ka koalicione pa ligjin zgjedhor
Partia Aleanca Demokratike e kryesuar nga Neritan Ceka nuk do te marre pjese ne asnje negociate parazgjedhore majtas apo djathtas, per sa kohe nuk po hartohet Kodi Zgjedhor. Ne nje reagim per gazeten, Ceka tha se eshte i terhequr nga te dy kampet politike. "Nuk mund te flasim fare per bisedime, negociata apo diskutime me forcat politike, qofte ne opozite, qofte ne pushtet. Per sa kohe qe nuk ka nje ligj zgjedhor nuk mund te flitet per koalicione parazgjedhore", tha Ceka. Sipas tij, keshtu si e kane nisur dy partite e medha si PD ashtu dhe PS nuk do te mund ta realizojne ne kohe Kodin Zgjedhor, jo brenda shtatorit qe eshte e pamundur, por as brenda vitit. Teper pesimist per ecurine e punes ne Komisionin e Posacem Parlamentar te Zgjedhjeve, Ceka u shpreh se veshtire qe ne keto zgjedhje te arrihet me nje ligj elektoral ashtu sic kerkohet dhe nga nderkombetaret. Kjo sepse partite politike po vazhdojne te humbin shume kohe ne hartimin e tij. "Kane jo nje muaj, por vite qe po cojne dem e nuk po hartojne dot nje ligj zgjedhor. Keshtu qe eshte e pamundur qe te flitet per aleanca ne keto kushte", theksoi Ceka. Aleancisti nuk ka marre pjese ne asnje prej takimeve apo negociatave qe kreu i selise roze, Edi Rama ka zhvilluar me kreret e forcave te majta politike ne kuader te krijimit te koalicioneve te perbera. Apo se fundmi per te diskutuar mbi ceshtjet me te nxehta politike, perfshire dhe nismen e Qeverise per Prokurorine e Pergjithshme.
Investimet
Kryeministri Berisha ka inauguruar dje dhe nje kanal ujites ne komunen e Bazit ne rrethin e Matit, qe ka qene problematik per banoret e kesaj zone.
Investimet
Kryeministri Berisha ka inauguruar dje dhe nje kanal ujites ne komunen e Bazit ne rrethin e Matit, qe ka qene problematik per banoret e kesaj zone.