E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Dokle, pakti vazhdon

Tirane- Dy kundershtaret e "Bandes se Durresit" kane mbajtur paktin e bere mes tyre duke lene sallen ne menyre demonstrative, ne momentin qe i penduari Adriatik Coli do te deshmonte mbi krimet. Justifikimi ka qene vendimi i dhene nga gjykata mbi provat qe do te sjelle mbrojtja ne kete proces, nje pjese e se cilave jane hedhur poshte. Pas kerkeses se avokatit Arben Qeleshi, ka bere kerkese qe te njihej me vendimin e lexuar nga gjykata, klienti i tij, i pandehuri Lulzim Berisha i cili i ka kerkuar gjykates qe te merrte nje vendim per kerkesen e mbrojtesit te tij. Trupi gjykues, i kryesuar nga ana e gjyqtarit Gurali Brahimllari, i ka bere me dije edhe mbrojtesve te tjere se do te njiheshin me vendimin ne fund te seances. Menjehere pasi prokurori i ka kerkuar gjykates qe te pyetej deshmitari i pare, pikerisht i penduari Ardiatik Coli, i cilesuari si kreu i bandes Berisha, eshte ngritur ne kembe duke kerkuar te dale nga kafazi. Gjykata ka vendosur te beje 15 minuta pushim, duke iu vene ne dispozicion mbrojtesve edhe vendimin per prova. Pas nisjes se procesit, mbrojtesi i te pandehurit Lulzim Berisha ka kerkuar perjashtimin e trupi gjykues. Vete i pandehuri ka lene sallen duke bere me dije se prokuroria mund te jepte konkluzionet e saj perfundimtare dhe gjykata mund ta denonte. Kundershtari i tij Endit Dokle, ka lene serish sallen. "Kam nevoje te konsultohem me dy mbrojtesit e mi. Jam injorant nuk e kuptoj kete cka shkruhet ketu, prandaj kam mbrojtes ligjor. Dy mbrojtesit e mi nuk do ta vazhdojne procesin gjyqesor pa mua", i ka bere me dije dje gjykates, i pandehurit Endit Dokle duke lene me pas kafazin. Te njejtin veprim ka ndjekur edhe i pandehuri Sardjan Sulejmani. Pas largimit te tre te pandehurve nga salla, jane larguar edhe mbrojtesit e tyre ligjore. Avokatet i kane bere me dije gjykates se ata nuk po largohen ne menyre demonstrative, por jane duke permbushur deshirat e klienteve te tyre me te cilet edhe kane lidhur kontrata. Avokatet mbrojtes kane kundershtuar vendimin e marre nga gjykata per thirrjen e disa deshmitareve. Sipas tyre ne fashikullin e gjykimit nuk gjendet asnje deshmi e personave qe kane qene ne vendngjarje, ne momentin qe kane ndodhur episode te ndryshme per te cilat edhe akuzohen te pandehurit. Avokati Riza Hicka i ka bere me dije gjykates se duhet te thirren te gjithe personat qe kane pare keto ngjarje, per kete duhet qe gjykata t'i vinte ne dispozicion te gjitha aktet qe ndodhen ne fashikuj per t'i gjetur ata. Por jo vetem kaq. Avokati Dashnor Mualli i ka kerkuar gjykates qe te vinte per te deshmuar kryeministri, Jozefina Topalli dhe Sokol Olldashi te cilet kane permendur emrat e te pandehurve neper fushata. Sipas tij me qene se ata kane deklaruar publikisht, te vijne dhe te tregojne gjithcka. Mullai e ka cilesuar procesin gjyqesor si nje montim politik. Pas braktisjes se salles, gjykata ka vendosur t'i dergoje Dhomes se Avokatise nje kerkese per mase disiplinore ndaj mbrojtesve duke cilesuar se ata kishin shkelur etiken si dhe kishin braktisur sallone gjyqit ne menyre demonstrative. Ndersa ne seancen e radhes pritet qe te deshmoje i penduari i bandes, Adriatik Coli.

Te pandehur ne kete proces jane 17 persona. Ata jane Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullari, Endrit Dokle, Dritan (Adriatik Coli), Sardian Sulejmani, Kujtim Buna, Altin Olloni, Elvin Hoxhosmani, Alban Neli, Selman Heti, Spartak Kalthi, Altin Nikolla, Kristian Bregu, Ahmet Ajeti, Osman Korpuzi. Sipas prokurorise, ndaj grupit jane ngritur 14 akuza te ndryshme per vepra te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, ngjarje keto te ndodhura ne qytetin e Durresit. Te pandehurit akuzohen per vepra te renda penale, si vrasje, atentate dhe trafiqe te paligjshme ngjarje keto te ndodhura pas vitit 1997.

I penduari

Ardiatik Coli, i cili gezon statusin e bashkepunetorit te drejtesise, do te deshmoje ne seancen e radhes ne ngarkim te "Bandes se Durresit". Ai do te pyetet per krijimin e bandes si dhe te gjitha episodet e krimeve te kryera gjate viteve ne qytetin e Durresit, ku ky i fundit ka marre pjese.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›