E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku per prostitucion, jepen 16 vjet burg

Tirane- Gjykata e Krimeve te Renda shpalli fajtore dhe denoi me 16 vjet burg e 300 mije leke gjobe, te pandehurit Kliton Nanushi e Dorjan Velmishi. Vendimi u dha dje nga togat e zeza te kryesuar nga gjyqtari Luan Hasneziri. Keshtu togat e zeza kane shpallur fajtor dhe kane denuar te pandehurin Kliton Nanushi me 8 vjet burg e 300 mije leke gjobe, pasi trafikoi dhe shfrytezoi si prostitute te dashuren, konkretisht ne shtetin fqinj, Greqine. Ndersa per bashkepunetorin e Nanushit, Dorjan Velmishi, gjykata dha denimin me 8 vjet burg. Sipas vendimit, dy te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane konsumuar vepren penale te "trafikimit te femrave per qellime prostitucioni". Ngjarja per te cilen akuzohen dy te pandehurit ka ndodhur ne vitin 2006. Ne ate periudhe, sipas gjykates, i pandehuri Nanushi njihet me nje vajze me emrin Xhensila.M. Pas njohjes dhe premtimit per martese, ata te dy nisen per ne shtetin helen ku se bashku do te ndertonin nje jete te re. Kalimi i tyre per ne Greqi u mundesua nga i pandehuri Dorjan Velmishi, pervec se i dha te pandehurit Nanushi para borxh, por edhe i strehoi ne banesen e tij. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, vetem dy dite pas mberritjes ne kete vend, Nanushi i kerkon vajzes te prostituonte per te nxjerre te gjitha leket qe kishte marre borxh. Por kerkesa e bere nga i pandehuri eshte kundershtuar nga e demtuara Xhensila M, te ciles i kishte premtuar nje jete me te mire perpara se te niseshin per shtetin fqinj, Greqine. Grindjet ne cift do te thellohen me shume, kur personi qe i kishte dhene shumen e lekeve hua, do t'ia kerkonte te pandehurit. Por mos shlyerja e borxhit ne kohe ka bere qe, i pandehuri Velmishi te marre vajzen dhe shkon tek vellezerit e tij qe ndodheshin ne nje qytet tjeter. Sipas prokurorise ai i gjen disa kliente te demtuares, te cilet benin pagesen te Velmishi, per cdo "sherbim" te kryer nga vajza. Pas disa kohesh, vajza gjen nje mundesi dhe denoncon dy bashkepunetoret ne polici e me pas rikthehet ne vendlindje. Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›