E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Dokumentet e reja të identitetit me figurën e Skënderbeut

Këshilli i Ministrave miratoi sot dizenjon e dokumentave të reja të
identitetit, letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike, të cilat do të kenë të stampuar në çdo faqe të tyre figurën kombëtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Berisha vlerësoi lart figurën e heroit tonë kombëtar, i cili sipas tij "ka frymëzuar dhe i frymëzon më shumë se kushdo tjetër shqiptarët drejt Europës".
"Nuk mund të ketë personalitet tjetër që të ketë mbajtur gjallë shpirtin e një kombi, siç e ka mbajtur ai gjallë shpirtin e kombit shqiptar. Sipas historianëve ai përbën rastin më të pashembullt, pasi ai pati shtet, kur shtetet e rajonit kishin rënë njëri pas tjetrit", tha Kreu i Qeverisë shqiptare. Në këtë drejtim, Kryeministri vlerësoi faktin se "dokumentat e reja të standardeve europiane që bashkojnë gjithë shqiptarët do të kenë figurën e Skënderbeut në çdo faqe të tyre". "Ka shpërthyer edhe një debat së fundi, por nuk mund të mos them këtu se në Kodin më të hekurt të këtij kombi nuk është mëmësia, por është atësia ajo që përcakton etnicitetin. Ka kombe të tjera të cilat kanë nënën për përkatësinë etnike dhe kjo është një përzgjedhje kombëtare, kurse shqiptarët ashtu si shumica e kombeve bazohen te atësia për përcaktimin e etnicitetit", tha Kryeministri Berisha.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›