E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koçi:Topi,veproi konform kushtetutës

Kryetari i PS 91 Petro Koçi në lidhje me mosdekretimin nga Presidenti Topi të ligjit për kodin zgjedhor u shpreh për "Ora News" se ky hap shënon pavarsinë e institucionit të Presidentit nga politika. Koçi u shpreh gjithashtu se Presidenti ka vepruar konform kushtetutës dhe se kodi zgjedhor duhet shqyrtuar jo me anëshmëri por me gjithëpërfshirje politike. Sipas Koçit është koha për të korigjuar ligjin për kodin zgjedhor duke futuar edhe dy kualicionet e tjera përveç PS-së dhe PS-së . "Nuk dua ta konsideroj kët veprim si fitore tonën por si fitore të principeve politike dhe demokratike që e bën më kuptimplotë grevën dhe protestat e qytetarëve.Kjo nuk është fitore e njëanëshme por një progres politik" u shpreh Kryetari i PS 91 Petro Koçi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›