E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet midis dy vendeve të mira

Marrëdhëniet mes Shqiperisë dhe Bullgarisë janë të shkëlqyera. Kjo ka qenë kryefjala në takimin mes Presidenti Bamir Topi dhe homologu bullgar Georgi Parvanov në vizitën e tij në Tiranë. Në komunikimin e tyre me mediat, të dy presidentët deklaruan se Korridori i 8-të është i një rëndësie të madhe dhe përfundimi i projektit gjigand do të afronte me shumë vendet e rajonit. Ndërkaq Parvanov konfirmoi se për projekti gjigand ka benefite të mëdha për të gjithë ballkanin. Parvanov konfimroi edhe një herë tjetër mbështetjen e Shqiperisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Të njëjtën mbështetje kreu i shtetit Bullgar shprehu edhe përspektivën europiane të Ksovës. Sipas tij pavarësia e Kosovës është një process i pakthyeshëm dhe Beogradi duhet të gjejë kuptueshmërinë përsa i përket vendosjes së Eulex-it.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›