Berisha: Durrësi të ketë segment hyrës e dalës
24/05/2010 Vota kundër është shprehje e demokracisë dhe jo forcë kartoni
DURRES- Këshilltarët e Bashkisë së Durrësit pritet t’i japin fund përplasjeve në grupime politike për çështjen e ndërtimit të rrugës së re hyrëse në qytetin e Durrësit. Rruga paralel me murin rrethues të portit do të ndërtohet shumë shpejt duke lënë kështu pas debatet prej disa vitesh. Deklarimi është bërë nga Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një vizite të bërë në fillim të javës së shkuar në qytetin e Durrësit teksa është takuar me krerë të qarkut e të prefekturës. Kreu i qeverisë ka qenë edhe më parë i vënë në dijeni për përplasjen lidhur me mendimet pro dhe kundër ndërtimit të rrugës që do të përshkojë të gjithë gjatësinë duke ecur paralelisht me murin rrethues të portit. “Duhet gjetur sa më parë një zgjidhje, pasi Durrësi ka nevojë shumë të ngutshme për një segment hyrës apo dalës”,-tha Berisha, i cili ka pohuar më tej se vota kundër e shumicës së këshilltarëve dhe anëtarëve në KRRT duhet lexuar mirë. Çështja ka mbetur në këndvështrimet e ndryshme mes Autoritetit Portual dhe Bashkisë së Durrësit. Të parët janë shprehur pozitivisht për ndërtimin e rrugës duke bërë të qartë se kjo rrugë duhet të nisë së ndërtuari përgjatë bllokut të pallateve që nisin tek hyrja e portit e mbarojnë pranë stacionit të trenit. Ndërsa porti ka mundur të gjejë mirëkuptim me hekurudhën, e cila ka pasur në inventar këtë sipërfaqe toke, përplasja ka ndodhur mes bashkisë e portit. Bashkia këmbëngul që rruga të nisë në rrëzë të murit të sotëm rrethues të portit, duke lënë kështu sipërfaqe të mëdha toke për ndërtime. Kjo sipërfaqe kërkohet nga porti për të zgjeruar sheshet e hapësirat për kontenierët që përpunohen. Raportet në Këshillin Bashkiak kanë ndryshuar që kur një pjesë e këshilltarëve socialist u renditën në anë të LSI-së duke bërë aleancë me të djathtët. Rruga do të jetë e gjatë 3.4 km dhe do të nisë tek Ura e Dajlanit për t’u mbyllur në hyrjen nr. 2 të portit. Ndërsa Autoriteti Portual, Hekurudha dhe këshilltarët e shumicës në bashki janë për nisjen sa më parë të kësaj rruge, bashkia ka këmbëngulur të mos lirojë asnjë m2 tokë për portin dhe se pjesën që do i mbetet e lirë ta afrojë për ndërtime private me mendimin se Durrësi ka nevojë për biznese në këtë pjesë të qytetit. Specialistët e bashkisë e kanë quajtur të lehtë kalimin e vendimit madje kanë shkuar deri në shpalljen e datës për organizimin e tenderit. E gjithë rruga pritet të kushtojë më shumë se 300 milionë lekë. “Këshilltarët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët edhe për këtë projekt”,-ka pohuar Berisha. Ai ka kujtuar për këshilltarët, por edhe për punonjësit e administratës se me mirëkuptim u zgjidh çështja e miratimit të projektbuxhetit të bashkisë për vitin 2010. Por Kryeministri ka kujtuar gjithashtu se çdo votë duhet lexuar ashtu siç duhet dhe jo si dëshirohet.