"Si i kam zbuluar talentet nga Salsano e deri tek Armando Kllogjeri"
24/05/2010 Edmond Rrapi: 15 vjet maratonë me talente e spektakël për të rinjtë
ELBASAN- Kompozitori elbasanas, udhëheqësi artistik i spektaklit më të rëndësishëm në Elbasan të zhvilluar për 15 vjet rresht, vëllai i aktorit të mirënjohur të humorit pas 15 vjetësh kontribut në zbulimin e talenteve të reja merr titullin “Mirënjohja e qytetit”. Në edicionin e 15 të këtij spektakli, Edmond Rrapi, flet për nismën e tij e tij 15 vjet më parë kurorëzimin e përvitshëm me zbulimin e talenteve dhe emrat që tashmë kanë ngjitur shkallët e suksesit deri në maja. Ndër zbulimet e Edmond Rrapit, është vëllai i tij Salsano, princesha e parë Rovena Stefa, Valbona Zhulegu që fitoi në Angli në XFactor, spektaklin më të madh për përzgjedhjen e talenteve, Englantina Toska, këngëtare popullore nga më të mirat në Shqipëri, Arbër Arapi, Anisa Dervina, Elona Çala, Arjola Xhikollari etj. Një ndër zbulimet e maratonës është tenori Armando Kllogjeri. Por gjithashtu shumë talente të tjera që kanë vazhduar brenda dhe jashtë vendit. Në 15 vjet përkushtim Edmond Rrapi komenton këtë eksperiencë, vlerësimet e jurisë, por edhe familjen e artit Rrapi.
Si e pritët titullin “Mirënjohja e qytetit”?
Ishte një surprizë kaq e madhe sa unë se prisja një finale të tillë. Nuk e prisja një mirënjohje kaq të madhe nga Bashkia Elbasan dhe nga z. Sejdini për kontributin tim modest që kam dhënë bashkë me të gjithë në këto vite. Ne arritëm të bëjmë aktivitetin më të bukur në Shqipëri që është i pari i këtij lloji. E theksoj me krenari që është i pari pa ndjekur një shembull tjetër. Tek ne këndohet drejtpërsëdrejti, kërcehet vallja popullore bukur, këndohet kënga popullore bukur dhe ajo shqiptare. Të gjitha këto janë direkt dhe nuk ka pasur një ndikim nga televizione apo programe të huaja. Ky spektakël është autentik i Elbasanit dhe lindi si një domosdoshmëri për të sjellë të rinjtë në jetën kulturore. Kur fillova punë në 1994 nuk kishte asnjë këngëtare femër, asnjë trup baleti, ishte mashkullor i gjithë ambienti i teatrit “Skampa”. Maratona lindi si një nevojë dhe këtë gjë e bënin vetëm të rinjtë, e bënin vetëm ata me energjinë e tyre. E menduam këtë gjë dhe bashkë me bashkëpunëtorët e mi lindi kjo ide dhe funksionoi e suksesshme për 15 vjet rresht. Kam përshtypjen që do të vazhdojë sepse ka shumë talente që kanë nevojë të kenë mundësinë për të shprehur talentin e tyre në skenë.
Lidhur me vlerësimin e jurisë që edhe është kontestuar, çfarë mendimi keni?
Për mua ky spektakël e ka realizuar objektivin duke sjellë talentet. Juritë në të gjithë botën janë subjektive, janë me shijet e tyre dhe pa asnjë lloj ndërhyrje vendosin siç e gjykojnë ata. Çmimi i parë është vetëm një dhe jo të nënta shkollat do të marrin çmim të parë. Pakënaqësi ka pasur për 15 vite dhe mendoj se do të vazhdojmë të kemi sa herë që do ketë një kompeticion me çmime, pasi shijet janë të ndryshme. Falënderoj të gjitha drejtoritë e shkollave, Drejtorinë Arsimore për ndihmën dhe përkushtimin e tyre. Më e rëndësishme është që Bashkia Elbasanit me z. Sejdini pothuajse ka dyfishuar fondin e maratonës me ardhjen e tij në drejtim. Kjo do të thotë që i ka dhënë një rëndësi maksimale këtij spektakli për të rinjtë.
Në 15 vite, kush janë emrat që kanë dalë nga kjo skenë e maratonës e kanë vazhduar më lart karrierën e tyre?
Janë shumë, por unë po përmend disa: Princesha e parë është Rovena Stefa, aktori Salsano Rrapi, Valbona Zhulegu që fitoi në Angli në XFactor, spektaklin më të madh për përzgjedhjen e talenteve, Englantina Toska, këngëtare popullore nga më të mirat në Shqipëri, Arbër Arapi, Anisa Dervina, Elona Çala, Arjola Xhikollari etj. Gjithashtu janë shumë gazetarë e aktorë që kanë vazhduar karrierën e tyre. Është Armando Kllogjeri, një ndër tenorët më të mirë që ka sot Shqipëria e që ka dalë nga kjo maratonë.
Çfarë risie mund të sillni në të ardhmen. A do të ketë ndryshim në format?
Ne kemi vënë re një gjë me ndryshimin e sistemit arsimor që duhet të përfshijmë edhe klasat e 9-ta që po e shikojmë si një formulë që do të ndodhë të shohim sesi do ta gjejmë zgjidhjen. Ndërkohë që të gjitha zhanret do vazhdojnë të aplikohen, pasi kanë rezultuar të preferuara. Ky spektakël do të vazhdohet nga vet të rinjtë që konkurrojnë denjësisht kanë mbështetje dhe tregojnë se e duan artin dhe të bukurën.
Salsano vjen nga kjo skenë për të mbërritur në teatër, “Portokalli” etj. Si e kuptuat që ishte i prirur për humor?
Salsano kishte gjetur tipin e vet dhe nëpërmjet personazhit të njohur “Gagaçi” ishte gati për maratonën kur mori pjesë shkolla e tij në spektakël. Solli një personazh të ri e të pa hasur më parë dhe për këtë u vlerësua. Më pas mori pjesë në spektaklin “Ethet e së premtes” si spektator, por kur e mori në intervistë Adi Krasta ai bëri sërish rolin e Gaçit dhe interpretimi i tij tërhoqi vëmendjen aq sa Krasta vendosi të thërresë në natën finale. Këto ishin fillesat e Salsanos që nuk është vetëm pjesë e humorit, por e teatrit në përgjithësi.