E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me aleatët, mbështetje draftit të ndërkombëtarëve

Pas negociatave të fundit në Strasburg, lideri i PS-së, Edi Rama mblodhi aleatët. Në fund të takimit ku ishin të pranishëm, Skënder Gjinushi, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, si dhe Erion Veliaj u konfirmua mbështetja për draftin e diskutuar me ndërkombëtarët.

Aleatët deklaruan për mediat pas takimit se "Shqipërisë i është dhënë ultimatum i rreptë, nga i cili lidhen marrëdhëniet me BE-në dhe perëndimin". Sipas tyre, nëse palët nuk bien dakord për transparencë dhe hapjen e kutive, ngrirjen e fletëve të votimit deri sa të bëhen të gjithë veprimet e tjera, rrezikohet rruga integruese e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›