E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatim-Taksat sanksione bizneseve për punonjësit informalë

24/05/2010 Sigurimi sipas xhiros vjetore, nuk do të ketë më aktivitete me 1 punonjës

FIER- Dega e Tatim-Taksave në Fier dhe sektori i Policisë Tatimore ka ushtruar kontroll në subjektet e biznesit të madh që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qarkun Fier. Qëllimi i këtij aksioni ka qenë sigurimi i punonjësve nga ana e subjekteve.

Sanksionet

“Sipas përgjegjëses së Tatim-Paguesve në këtë drejtori, ligji në fjalë parashikon sanksione për të gjithë ato subjekte, të cilat nuk kryejnë legalizimin e fuqisë punëtore dhe nuk derdhin të gjitha detyrimet që parashikon ligji për ta. Sipas këtij ligji, të gjitha subjektet e biznesit do të shlyejnë dhe paguajnë detyrimet për një numër punonjësish të punësuar. Në bazë të ligjit të Këshillit të Ministrave për regjistrimin e fuqisë punëtorë, tatimpaguesit duhet të shlyejnë detyrimet dhe të bëjnë sigurimet për të gjithë punonjësit e tyre. Nuk duhet të ketë asnjë punonjës të padeklaruar se kjo do të bëhet nëpërmjet xhiros vjetore që ata do të kenë deklaruar pranë zyrës së tatimeve ose pranë zyrës kombëtare të regjistrimit. Ligji përcakton çdo lloj subjekti sipas madhësisë dhe llojit që kryen, sipas xhiros të bëjë edhe deklarimin e punonjësve dhe t’i sigurojë ata”,-ka thënë Nevila Gjeta. Një muaj më parë ligji në fjalë ishte shumë i debatueshëm për shumë subjekte të biznesit të vogël në qytet, që shprehin pakënaqësi për mënyrën e derdhjeve të kontributeve dhe mënyrën e zbatimit apriori të këtij ligji. Shumë prej bizneseve deklarojnë se janë në efektin e frikës së mbylljes së aktivitetit të tyre dhe jo më të punësojnë punonjës të tjerë. Ndërkohë që ka subjekte të biznesit të madh si për shembull firmë ndërtuese që deklarojnë dhe sigurojnë vetëm një punonjës në të gjithë firmën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›