Përplas me makinë 3 persona, prangoset 17-vjeçari
02/06/2009 Drejtonte makinën pa patentë, njëri prej të aksidentuarve shumë rëndë
FIER- Ka pasur ndërmend të bëjë “guidë” me makinën e tij, të cilën sapo po e mësonte, por ka aksidentuar duke përplasur me makinë në një trotuar 3 persona, njërin prej tyre shumë rëndë. Një 17-vjeçar është prangosur nga policia, pasi duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi ka aksidentuar rëndë një bashkëqytetarin e tij si dhe ka rrezikuar disa kalimtarë në orën 22 e 30 minuta të mbrëmjes së diel.
Aksidenti
Sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë qarkut Fier mësohet se rreth orës 22 e 30 minuta të mbrëmjes së diel në vendin e quajtur “kryqëzimi i unazës Skënderbeu” 17-vjeçari Z.G. duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip Benz me targa FR 9458 C ka aksidentuar shtetasin Xhezmi SH. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal Fier, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore. Bluzat e bardha të këtij spitali pohuan për gazetën se gjendja e të plagosurit është e rëndë. Policë të qarkullimit rrugor si dhe ekspertë të kriminalistikës, pasi shkuan në vendin e ngjarjes dolën në konkluzion se 17-vjeçari në momentin e aksidentit ka rrezikuar edhe jetën e disa kalimtarëve të tjerë që ndodheshin duke kaluar në ato momente. Ai ka qenë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi mjeti dhe ka qenë duke e mësuar atë. Ai është arrestuar dhe është shoqëruar për në komisariatin e Fierit ku dhe është marrë në pyetje. Nuk dihet se i kujt ka qenë mjeti me të cilin minoreni ka dalë shëtitje duke rrezikuar jetën e disa banorëve. Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.