E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo, trajneri i ri i Milanit

Leonardo pranoi se eshte duke perjetuar nje "dite te vecante", teksa ai eshte prezantuar dje ne stolin e Milanit. Brazliani, ish-kampioni i Botes qe kaloi disa sezone ne "San Siro" si lojtar, nuk ka asnje eksperience menaxheriale. Por ai eshte emeruar nje dite pasi Karlo Anceloti, zhvilloi ndeshjen e tij te fundit me Milanin ne Seria A.

Leonardo ka tani mundesine per te paraqitur nje vizion per te ardhmen e klubit, qe kerkon te ngjitet ne nivelet me te larta te Evropes. "Ajo qe me solli serish tek Milani, eshte nje ceshtje e madhe", - theksoi 39- vjecari per mediat italiane. E kisha enderruar qe te behesha nje dite lojtar por jo trajner, por tani jam ketu shume i lumtur". Leonardo, i cili ka punuar si trajner i Milanit dhe drejtor te klubi kuqezi, shtoi se ai eshte i nderuar qe pason ne detyre, Karlo Ancelotin. Ai shpjegoi: "Kam qene ketu per 12 vjet. Besoj se eshte dicka e madhe qe te filloj pune pas Karlo Ancelotit, edhe per raportet qe kemi pasur se bashku. "Kam qene 12 vjet ketu dhe puna, entuziazmi dhe deshira per te arritur sukses, do te jene serish pjese e pandare e punes sime".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›